Gazeta Shqiptare

“Heqja e TVSH- së dhe tatimfitim­it do të heqë nga arka e shtetit rreth 36 mln euro”

Pedagogu: 2021- shi pritet të jetë një vit i vështirë nga pikëpamja ekonomike Muço: Turizmi është lënë në mëshirë të fatit nga shteti

-

paguaj për PPP- të.

Po heqja e TVSH- së për biznesin e vogël apo zerimi i tatim fitimit për 2021? Çfarë impakti do të ketë?

Duhet që lexuesit të jenë të qartë për diçka: qeveria përtej heqjes së TVSH- së dhe tatim fitimin për biznesin e vogël, rriti edhe pagën minimale me 15.4% duke e çuar në 30 mijë lekë si dhe vendosi edhe taksimin e dyfishtë për të gjithë personat që janë të dypunësuar edhe pse nuk përfitojnë më shumë se 2 mln lekë në vit. Heqja e TVSHsë dhe tatim fitimit do të heqë nga arkat e shtetit rreth 36 mln euro. Ndërsa rritja e rrogës minimale do të rritë kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re me gati 26 mln euro ( janë 204 mijë të punësuar në Shqipëri me rrogë minimale). Gati 27% e asaj 4000 të rritjes së rrogës çdo muaj do të shkojë në arkat e shtetit, si dhe janë rreth 24000 mijë të dy punësuar që pritet të kthejnë në arkat e shtetit rreth 9.3 mln euro. Në të tilla kushte mund të themi se është bërë një rishpërnda­rje e taksave dhe shteti do të humbas më pak se 1 mln euro në kompleks nga e gjithë kjo politikë. Pa harruar këtu që qeveria po ul taksat mbi kapitalin vazhdimish­t e po "rrit" apo mban lartë taksat mbi punën. Megjithatë përtej kësaj mund të themi se kjo do të ndikojë sado pak pozitivish­t në aspektin psikologji­k.

Për të konkluduar si mendoni se do jetë 2021 nga kënd vështrimi ekonomik?

Pritet të jetë një vit i vështirë, pasi është vit elektoral e si i tillë gjeneron pasiguri e step investitor­ët. Rritja ekonomike është bazuar në investimet me PPP në infrastruk­turë, gjë që konsideroh­et e gabuar. Ndihma për bujqësinë ( 8 mln euro për subvencion­in e naftës së fermerëve) është shumë e ulët për peshën që ka ky sektor në ekonomi ( 18%) dhe në punësim. Ndërsa për turizmin është planifikua­r të bëhet pak ose aspak për ta ndihmuar. Pra një sektor që ka një kontribut me rreth 15% në GDP është lënë në mëshirë të fatit.

NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI

RRITJA EKONOMIKE

“Rritja ekonomike është bazuar në investimet me PPP në infrastruk­turë, gjë që konsideroh­et e gabuar. Ndihma për bujqësinë ( 8 mln euro për subvencion­in e naftës së fermerëve) është shumë e ulët për peshën që ka ky sektor në ekonomi ( 18%) dhe në punësim. Ndërsa për turizmin është planifikua­r të bëhet pak ose aspak për ta

ndihmuar. Pra një sektor që ka një kontribut me rreth 15% në GDP”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania