Gazeta Shqiptare

Në kërkim administra­tori i firmës dhe babai i tij

Sekuestroh­en 540 mijë paketa cigare në Hanin e Hotit, po kontraband­oheshin me një trajler me targa serbe

-

SHKODËR

- Strukturat Doganore kanë sekuestrua­r 540 mijë paketa cigare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, të cilat po kontraband­oheshin përmes një trajleri me targa serbe. Sipas autoritete­ve, nëse kjo sasi cigaresh do të hidhej në treg, detyrimi doganor i mundur do të ishte 86.6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Administra­tës Doganore në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit sekuestrua­n një sasi

ADMINISTRA­TORI

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se cigaret ishin në një trajler me targa serbe, të cilat ishin të papajisura me pullë fiskale të Shqipërisë apo të një shteti tjetër. Mësohet se nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë. Në kërkim është shpallur administra­tori i shoqërisë “Plus Internatio­nal” S. S., si dhe babai i tij.

prej 540 mijë paketa cigaresh kontraband­ë, në degën Doganore të Hanit të Hotit, Shkodër.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumenta

cionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe, për ngarkesën e cigareve të markave të ndryshme. Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas përllogari­tjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë. Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestrua­n nga Administra­ta Doganore në bashkëpuni­m me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, dhe u referua si rast në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontraband­ë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes” të parashikua­r nga neni 172 të Kodit Penal. Gjithashtu, nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administra­tori i shoqërisë “Plus Internatio­nal”, shtetasi me inicialet S. S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë. Strukturat Doganore në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania