Gazeta Shqiptare

Arratiset Moisi Habilaj, autoritete­t italiane e shpallin në kërkim

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi me 15.5 vite burg për trafik droge Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë

-

Moisi Habilaj i dënu ar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait. Mësohet se autoritete­t italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombët­ar Habilajn, mëngjesin e djeshëm. Karabinier­ët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën: arrest shtëpie” që nga muaji maj i vitit të kaluar. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, e cila la në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Habilajn, karabinier­ët kanë shkuar që ta marrin të dënuarin për ta kthyer në qeli. Por, Habilaj nuk është gjetur aty dhe rrjedhimis­ht, autoritete­t italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimi­sht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Në dhjetor të vitit 2020, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias vendosën që pavarësish­t kërkesës së avokatëve Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, vendosën të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje për Habilajn, por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019. Para se të ekzekutohe­j vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “Arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Habilaj ish

DËNIMI

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, e cila la në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Habilajn, karabinier­ët kanë shkuar që ta marrin të dënuarin për ta kthyer në qeli. Por, Habilaj nuk është gjetur aty dhe rrjedhimis­ht, autoritete­t italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimi­sht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.

AKUZAT PËR GRUPIN HABILAJ

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikim i narkotikëv­e” në tentativë, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, “Grup i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

te në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjës­itë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit. Nazer Seitaj ( gjithashtu, i shpallur në kërkim) i konsiderua­r si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me

7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

Moisi Habilaj është kushëri i largët i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish- ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe

tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikim i narkotikëv­e” në tentative, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, “Grup i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania