Gazeta Shqiptare

Grabitet për herë të katërt banesa e kambistit, autorët marrin 10 milionë lekë

“Më vrit, nuk e lëshoj”, dëshmitari: Kambisti i gjakosur vuri poshtë autorin, i goditën dhe gruan e djalin Familjarët përleshen me njërin prej autorëve dhe përfundojn­ë bashkë me të në spital. Arrestohet i dyti, i treti në kërkim

-

Rikthehen grabitjet në Korçë. Mësohet se një banesë ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen nr. 1 të këtij qyteti. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06: 10, në rrugën e “Bilbilave”, ku tre persona të maskuar kanë grabitur shtëpinë e kambistit Shefqet Muço, banesë e cila është grabitur edhe tre herë të tjera. Mësohet se tre agresorët janë futur në banesën e kambistit Muço në rrugën, por janë përballur me të gjithë anëtarët e kësaj familjeje. Ka qenë vetë kambisti Shefqet Muço që është përleshur fizikisht dhe ka vënë poshtë një prej autorëve, duke e mbajtur deri në mbërritjen e policisë. Fqinjët janë zgjuar nga ulërimat e familjes Muço dhe kanë mbërritur pranë tyre, ndërkohë që kanë treguar për mediat se kanë parë të gjakosur një prej autorëve. Të lënduar gjithashtu nga përleshja kanë mbetur edhe vetë kambisit Muço, e shoqja e tij dhe i biri. Të tre anëtarët e familjes Muço bashkë me një nga grabitësit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq, sipas bluve, 2 nga 3 autorët kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderue­shme të lekëve ( 10 milionë lekë), e ndërsa i

ZINXHIRI I GRABITJEVE

Grabitja e djeshme në Korçë ka hedhur dritë mbi disa ngjarje të mëparshme në qytet, ku në shënjestër kanë qenë kryesisht kambistë. Dje pre e autorëve ra Shpëtim Muço, kurse një muaj më parë ishte Anxhel Rrënja, me thuajse të njëjtën skemë. Burime për “News 24” pohuan se ka dyshime të forta se ngjarjet kanë lidhje me njëra- tjetrën pasi autorët mund të jenë të njëjtë. Po ashtu autorët dyshohet se kanë kryer edhe grabitje të tjera.

treti është arrestuar, kjo pasi ky i fundit u përlesh me të zotin e shtëpisë, e për pasojë mbeti i lënduar. Po të njëjtat burime bënë me dije se autori që ka kryer grabitjen është Agim Çoçi. Ai është në spital pasi ka marrë lëndime për shkak se është përleshur me kambistin. 50- vjeçari është nga Moglica, por banues në Durrës. Policia ka arritur të arrestojë dhe autorin e dytë të ngjarjes. Grabitësit janë larguar duke arritur të marrin me vete 10 milionë lekë. Policia e

Korçës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifiki­min dhe kapjen e personit të tretë. Dëshmitë e familjes Muça dhe të një prej grabitësve të arrestuar pritet të hedhin dritë mbi identitete­t e hajdutëve. Grabitja e djeshme në Korçë ka hedhur dritë mbi disa ngjarje të mëparshme në qytet, ku në shënjestër kanë qenë kryesisht kambistë. Dje pre e autorëve ra Shpëtim Muço, kurse një muaj më parë ishte Anxhel Rrënja, me thuajse të njëjtën skemë. Burime për

“News24” pohuan se ka dyshime të forta se ngjarjet kanë lidhje me njëratjetr­ën pasi autorët mund të jenë të njëjtë. Po ashtu autorët dyshohet se kanë kryer edhe grabitje të tjera. Ndërkaq, autori i arrestuar dje në flagrancë ka “kyçur” gojën në polici duke mos dhënë as identiteti­n, teksa i janë marrë tashmë gjur mët e gishtave. Ndërkaq, një i moshuar ka dëshmuar për “News24” lidhur me grabitjen në Korçë të kambistit dhe përplasjen fizike që ndodhi pas saj.

ARRESTIMI

Burime policore bënë me dije se autori që ka kryer grabitjen është Agim Çoçi. Ai është në spital pasi ka marrë lëndime për shkak se është përleshur me kambistin. 50- vjeçari është nga Moglica, por banues në Durrës. Policia ka arritur të arrestojë dhe autorin e dytë të ngjarjes. Grabitësit janë larguar duke arritur të marrin me vete 10 milionë lekë. Policia e Korçës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifiki­min dhe kapjen e personit të tretë.

KËRCËNIMI

Bashkëpunë­torët e tjerë sipas Vasil Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët: “Më vrit, nuk e lëshoj”. Zoga pohoi se edhe gruaja e kambistit ishte goditur, teksa ka ndërhyrë vetë ai për ta hequr Shefqet Muçon për të mos e vrarë autorin që kishte kapur. “Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. 4 thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë. Shefqeti, i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij ai shpëtoi. Unë ndërhyra, vetëm thashë lere këtë mos e mbyt”,- tha Zoga.

RRËFIMI I DËSHMITARI­T

Vasil Zoga tha se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte një prej autorëve duke e vendosur poshtë. Bashkëpunë­torët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët: “Më vrit, nuk e lëshoj”. Zoga pohoi se edhe gruaja e kambistit ishte goditur, teksa ka ndërhyrë vetë ai për ta hequr Shefqet Muçon për mos e vrarë autorin që kishte kapur.

“Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan

nga rruga më sipër. 4 thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë. Shefqeti, i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij shpëtoi. Unë ndërhyra vetëm thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Më vrit nuk e lëshoj. Doreza pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë, u bë çu bë. Shefqeti në kokë dhe fytyrë ishte i goditur dhe me gjak. Doli gjithë lagjja, doli që vendosën ndihmë. Njërit ia lidhën këmbët me tel”- tha Zoga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania