Gazeta Shqiptare

Shembja e rrugës në Borsh, KLSH nis urgjentish­t kontrollet, do ta mirëmbante “Salillari”

-

TIRANË - Rruga e cila ka rrëshqitur në afërsi të Borshit duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimi­n rrugor si dhe rrezikon disa banesa do të kalojë në lupën e KLSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë procedurën e realizuar për punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional rrugor Himarë- Sarandë pas situatës problemati­ke të shfaqur në fshatin Borsh. Një ekip i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur menjëherë verifikimi­n e procedurav­e të kryera nga ana e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtj­en e saj. Kujtojmë se është hera e parë që KLSH nis kontrolle urgjente. Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARRSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH- së, Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë procedurën përkatëse si dhe verifikimi­n fizik të punimeve të kryera në të. Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat e disa akseve rrugore në vend. Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor- VlorëGjiro­kastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechn­ical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh. p. k. Kujtojmë që rruga u rikonstruk­tua 1 vit më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante. Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtj­en në total ka qenë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania