Gazeta Shqiptare

Moti i keq, përmbyten mijëra ha tokë në Shkodër dhe Lezhë, bllokohen rrugët

Reshjet dëmtojnë “Urën e Zogut” në Milot, bien mbi lumin Mat disa pjesë të saj Në Lezhë të bllokuara rreth 50 familje, ndërsa në Elbasan pezullohet mësimi në 2 shkolla

-

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë vijuar gjatë mbrëmjes të së dielës kanë bërë që situata e përmbytjev­e në vendin tonë të jetë shqetësues­e. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë disa ditë që vijojnë, janë Shkodra dhe Lezha ku me mijëra hektarë tokë janë zhytur nën ujë. Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshm­e rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Ndërsa, mësohet se shumë banorë të Thethit janë izoluar për shkak të borës së madhe. Në Kukës janë shkëputur e prishur ura duke lënë të izoluar shumë banorë të fshatrave në këto zona. Ndërsa në Lezhë 44 fëmijë në Malecaj dhe mësues në Ungrej kanë hasur vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë. Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësoh­et mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit. Lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati duke rrezikuar kështu të përmbysë të gjithë zonën rreth saj. Ura në Sukth është gati duke u përmbytur duke rrezikuar edhe izolimin e banorëve që jetojnë në fshatra. Ndërkaq, reshjet e dendura të shiut nuk kanë kursyer as urën e Zogut në Milot e cila është edhe monument kulture. Nga prurjet e shumta të lumi, traseja e urës ka pësuar plasaritje dhe ka humbur rreth dy metra, të cilat kanë rënë në lumin Mat. Monumenti rrezikon të shembet plotësisht, teksa

DEKLARATA E KREUT TË OSSH

Administra­tori i OSSH, Petraq Lika në një deklaratë për mediat ka informuar dje për situatën me motin e keq që ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike disa zonave. Lika tha se situata është e përmirësua­r në masën 84% pasi çdo incident është raportuar në kohë. Ai veçoi zonën e Pukës që ka një përqendrim të madh të akullzimit. Ai shtoi se OSSH është në shërbim 24 orë që mos mungojë energjia elektrike.

alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzim­i pa kriter i lumit. Ura e ndërtuar në 1927 është monument kulture, i mbrojtur nga shteti. Marrja e inerteve pranë këmbëve të urës si dhe një devijim i rrjedhës pranë këmbëve të urës, devijim i cili është përdorur për vaditje është arsye kryesore e kësaj shembjeje. Në këtë urë nuk është vënë dorë asnjëherë edhe pse është monumentet kulture i mbrojtur. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitektur­ore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunks­ionale, sidomos për kohën. Situata e motit në qarkun e Kukësit paraqitet e qëndrueshm­e. Sipas njoftimit

nga autoritete­t përkatëse i gjithë qarku i Kukësit është në gjendje të qëndrueshm­e dhe se rezervat e ujit dhe hidrocentr­alet janë nën kontroll. Situata është e qëndrueshm­e edhe në bashkitë Tropojë dhe Has, ku rrugët nacionale dhe rurale janë të kalueshme dhe rezervat ujore janë nën kontroll. Furnizimi me ujë të pijëshëm është normal, ndërsa të energjia elektrike ka shkëputje në disa njësi administra­tive. Ndërkaq, problemati­ke paraqitet situata dhe në qarkun e Elbasanit. Dy shkolla, në Labinot Fushë dhe në Gramsh nuk ka nisur mësimi në 2 shkolla. Në lumenjtë Shkumbin e Devoll ka prurje të konsiderue­shme si edhe Përroi i Zaranikës. Problem ka edhe në disa zona ku ka mungesë të energjisë elektrike. Frika nga përmbytjet ende vijon. Bëhet e ditur se banorët që jetojnë pranë përroit të Zaranikës në Elbasan e kanë kaluar natën me frikë.

Prurjet e shumta të shiut kanë bërë që qytetarët të qëndrojnë me frikë në banesat e tyre. Ndërkohë, dy grupe të bashkisë Elbasan po monitorojn­ë situatën për të parë nëse ka struktura që kanë pësuar dëme. Probleme paraqiten në segmentet Elbasan- Qafë Thanë, dhe Elbasan- Gramsh. Tek kthesa e Murrashit vijon të ketë rënie gurësh. Po ashtu edhe në aksin Elbasan- Gramsh paraqitet e njëjta situatë. Edhe në Gramsh- Moglicë, në zonën e hidrocentr­alit ka probleme me rrëshqitje­n e dheut dhe gurëve. Ndërsa, në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësis­ht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania