Gazeta Shqiptare

? Fiku i detit, 10 vlera me famë për shëndetin e njeriut

-

tij, sidomos kundër ulçerës.

FUQIZON SISTEMIN IMUNITAR

Substancat e shumta të këtij druri frutor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime te kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancav­e ngadalësoj­në ritmet e rritjes së tumoreve.

I PASUR ME ANTIOKSIDA­NTË

Fiku i egër është i pasur me antioksida­ntë të njohur si betalina, të cilët ngadalësoj­në plakjen e parakohshm­e, forcojnë qelizat e shëndetshm­e dhe ndihmojnë në detoksifik­imin e organizmit.

LUFTON KOLESTEROL­IN

Sasia e lartë e fibrës së tretshme lufton kolesterol­in e keq dhe parandalon rritjen e tij në nivele të dëmshme. Fiku i detit përmban pektinë, dhe shumë elementë të tjerë që janë aktivë në uljen e kolesterol­it të keq dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshm­e ose kolesterol­in e mirë.

LUFTON DIABETIN

"Fiqtë me gjemba" janë të dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e diabetit që nuk varet nga insulina. Studimet kanë nxjerrë në pah që substancat dhe ushqyesit e fikut të detit ulin dhe ekuilibroj­në tensionin e gjakut, por edhe sheqerin në gjak, duke frenuar mëlçinë të çlirojë glukozë në gjak. Fiku i detit përmban pektinë fibroze që zbut simptomat e diabetit dhe nevojën për insulinë. Fibra e patretshme gjithashtu ul nevojën për të ngrënë gjithë kohës, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes.

PËRMIRËSON TRETJEN

Fibra te fiku i detit përmirëson funksionet e aparatit tretës, siç janë përthithja e lëngjeve të tepërta dhe përshpejti­mi i lëvizjes së zorrëve. Kjo fibër minimizon dhe ngadalëson qelizat kancerogje­ne në zorrën e trashë të cilat kanë fuqinë të rriten dhe zhvillohen shpejt.

USHQYESIT

Fiku i detit është i pasur me minerale dhe vitamina, siç janë vitamina A, C, K, B6, riboflavin­a dhe kalciumi.

USHQIM ME PAK KALORI

Fiku i detit ka një përmbajtje të lartë të aminoacide­ve, mineraleve dhe vitaminave. Ai konsideroh­et një ushqim me pak kalori, e rrjedhimis­ht plot vlera për ata që duan të bien në peshë. Kokrrat e bimës me gjemba përmbajnë 17 aminoacide, 8 prej të cilave janë thelbësore. Ato japin shumë energji dhe nuk shkaktojnë shumë lodhje. 100 gramë gjethe të freskëta të bimës së fikut të detit kanë vetëm 16 kalori.

NDIHMON PROSTATËN

Përbërësit e fikut të detit kanë vlera në trajtimin e një sëmundjeje të njohur si benign prostatic hyperplasi­a ( BPH). Ekstraktet e fikut të detit bllokojnë enzimat që janë përgjegjës­e për uljen e niveleve të testostero­nit.

MBRON NEURONET

Kërcinjtë, gjethet dhe frutat e fikut të detit përmbajnë një sërë substancas­h dhe antioksida­ntësh që janë të fuqishme për mbrojtjen e nervave. Rrjedhimis­ht ato mbrojnë qelizat e trurit nga dëmet e ndryshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania