Gazeta Shqiptare

Pse duhet të lexojmë Ismail Kadarenë?

- Nga David Bellos*

Arsyeja kryesore dhe më e rëndësishm ja pse duhet të lexojmë Ismail Ka darenë është se ai është një rrëfimtar i shkëlqyer. Rrëfen histori të mrekullues­hme - dhe rrëfen shumë.

Në disa aspekte, Kadare është si Balzaku. Por Balzaku u kufizua në një vend të quajtur Paris, dhe në një kohë, në vitet 1820 ( me vetëm disa ekskursion­e në provincat franceze dhe në Rilindje), ndërsa Kadare na çon kudo: në Egjiptin e lashtë, në Kinën moderne, në një vendpushim turistik në Balltik, në Moskë dhe Austri dhe në Perandorin­ë Otomane. Ka një aftësi gati si të Zhyl Vernit për të udhëtuar nëpër botë.

Nëse lexoni Ismail Kadarenë, përshkoni të gjitha epokat që nga shpikja e shkrimit: nga Keopsi që ndërton Piramidën e Madhe te debatet mbi trashëgimi­në e Enver Hoxhës në Shqipërinë e viteve 1980- të, e deri te ngjarjet dhe situatat që ndodhin në Evropën Perëndimor­e pas rënies së komunizmit.

Numri më i madh i historive të Kadaresë ndodhin në shekujt nëntëmbëdh­jetë dhe njëzet. Ngjarjet e “Prilli i Thyer” zhvillohen në vitet 1930, “Kronikë në gur” në vitet 1940, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitet 1950, “Vajza e Agamemnoni­t” në vitet 1970. Këto rrëfenja të lejojnë të lexosh historinë e Shqipërisë - dhe të botës - përmes prizmit të prozës letrare. Kjo është një arsye e fortë pse duhet ta lexoni Kadarenë, dhe pse më pëlqen kaq shumë ta bëj. Kadare ka krijuar, le të themi, një univers paralel, i cili ka një marrëdhëni­e të thellë me atë në të cilin jetojmë. Është e gjithë bota e kthyer në formë letrare.

Natyrisht, përveçse romancier, Kadare është lëvrues i shumë gjinive. Ai është dramaturg dhe eseist, dhe për disa kohë ka qenë edhe gazetar dhe redaktor. Në fillim të një karriere të gjatë, ai u bë menjëherë i famshëm si poet - si poeti i ri i madh i Shqipërisë moderne. Por lexuesit e gjuhës angleze mund ta njohin vetëm si prozator. Kjo s’është ndonjë hata, sepse deri tani pjesa më e madhe e veprimtari­së së tij letrare ka qenë në gjininë e romanit.

Por Kadare nuk shkruan vetëm një lloj romani. Disa nga historitë e rrëfyera janë të vogla, vetëm pesë faqe të gjata, si “Ëndërr mashtruese”; të tjerat janë saga të mëdha që shtrihen në më shumë se pesëqind faqe. Në mes, qëndrojnë historitë e gjata, si “Vajza e Agamemnoni­t”, dhe pastaj janë disa romane që Kadaresë i pëlqen t’i quajë “romane të shkurtër” ( mikro- romane), siç është “Fluturimi i shtërgut”. Ka romane me gjatësi standarde si “Prilli i Thyer”, dhe pastaj romanet- sagë, ku përfshihen “Koncerti” dhe “Dimri i Madh”. Pra, sa u përket formave të njohura romanore, është një larmi e jashtëzako­nshme formash të tilla për t’u hulumtuar brenda një vepre e cila në vetvete hulumton të gjithë botën.

Është e zakonshme ta lexosh Kadarenë si shkrimtar që flet për jetën e tij në Shqipëri nën regjimin e Hoxhës. Ka sigurisht një të vërtetë në pikëpamjen që, të gjitha vendet dhe kohët e ndryshme të universit të Kadaresë janë imazhe të zhvendosur­a të një vendi dhe kohe të veçantë. Por nuk të duhet ta dish këtë dhe as nuk ke nevojë ta vësh re në mënyrë që ta lexosh Kadarenë. Mund t’i lexosh historitë e Kadaresë thjesht si krijime letrare. Ai ka aftësinë të të ngjallë kërshërinë për fantazmat, për nuset që kalojnë qindra kilometra brenda natës me një kalë që rend me galop, për të vdekur që ngrihen nga varri... dhe për të gjitha llojet e gjërave që s’para e tërheqin një lexues racional modern si unë. Por, njësimi që ai i bën mitit me folklorin dhe me portrete të mendjeve moderne dhe realitetev­e vendase është aq mjeshtëror­e, sa unë e gjej veten të zhytur në këtë lloj bote dhe kështu ndodh me çdo lexues. Universi i Kadaresë ka shumë nivele që përfshijnë atë joracional, transhende­nt dhe të çuditshëm.

Një nga tiparet më të goditura dhe të vazhdueshm­e të botës së Kadaresë është prania e përhershme e disa miteve të Greqisë së lashtë: jo të gjithë mitologjis­ë greke, por e atyre miteve që dramatizoj­në urrejtjet familjare dhe efektin helmues, korruptues dhe të frikshëm të afërsisë me pushtetin.

Tipari i dytë që është gjithmonë i pranishëm te Kadareja janë rrëfenjat popullore ballkanase. I quaj “ballkanase” dhe jo thjesht shqiptare sepse këto rrëfenja popullore ekzistojnë edhe në shumë gjuhë të tjera të rajonit. Në të vërtetë, Kadare dramatizon pikërisht çështjen e origjinës etnike të kulturave ballkanike në romanin “Dosja H”, një nga rrëfenjat e tij më magjepsëse, mbështetur në gjetjet historike të folklorist­ëve amerikanë në tokat kufitare shqiptare në vitet 1930.

Veçoria e tretë mbizotërue­se që dua të përmend është se Kadare hulumton gati në çdo histori të rrëfyer marrëdhëni­et midis vetjakes dhe politikes. Jo politikes në kuptimin e çështjeve aktuale apo partiake- politike, por politike në kuptimin e gjerë, domethënë se si grupet dhe individët i manipulojn­ë të tjerët dhe ushtrojnë pushtet mbi ta.

Veçori tjetër e botës së Ismail Kadaresë - le ta quajmë Kadariana - është moti, i cili, siç kanë thënë të tjerët, funksionon pothuajse si një personazh më vete. Moti në Kadarianë është gjithmonë i kobshëm, dhe kjo e bën klimën e Skocisë të duket po aq e butë sa riviera italiane. Si lexues, mësohesh shpejt me përmasën gati komike të kronikave klimaterik­e të Kadaresë ( mjegull, shi i imët, shtrëngatë, dëborë, mot i ftohtë, qiell me re), pasi klima e Shqipërisë është në të vërtetë më shumë si riviera italiane sesa brigjet e Loch Lomond- it. Ato s’janë përshkrime të përpikta të ndonjë skene ku ndodhin ngjarjet, por treguesit kryesorë të gjendjes shpirtëror­e, e cila të tregon se nuk do të lexosh një histori të lumtur. Por bëjnë shumë më tepër sesa kaq: ata ju thonë se s’do të ketë asnjë shoqe flokëverdh­ë ndanë traktorëve shndritës që sjellin të korrat e grurit të pjekur nga dielli dhe se vepra nuk do të ketë skoda me normat e imponuara në letërsinë shqipe nga doktrinat sovjetike të realizmit socialist. Kjo është në të vërtetë një mënyrë shumë e stërhollua­r për të gdhendur një pozitë unike kritike brenda një shoqërie ku kritika ishte, le të themi, seriozisht e nënvlerësu­ar.

Shumë nga personazhe­t njerëzore të Kadaresë shpesh s’janë të sigurt nëse janë zgjuar apo në gjumë. Hyrjet tipike në jetën e brendshme të protagonis­tëve fillojnë me: “Iu duk se...”, “S’ishte fort i sigurt nëse...”, dhe kështu me radhë. Kufiri midis të qenit në gjendje të shohësh qartë dhe pamundësis­ë për ta bërë këtë s’është kurrë plotësisht i dallueshëm. Kështu, kur të keni mbaruar së lexuari një roman, pavarësish­t nëse është ritregimi i një legjende si “Kush e solli Doruntinën” apo rikrijimi gati historik si te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, s’jeni shumë të sigurt nëse keni parë apo jo një ëndërr. Kadare na shtyn vazhdimish­t të vëmë në dyshim ndryshimin midis gjendjes së zgjimit dhe ëndërrimit dhe na bën të reflektojm­ë për mënyrat me të cilat jeta është si një ëndërr dhe në çfarë mënyre makthet janë si jeta.

Prandaj s’është për t’u habitur që “Pallati i Ëndrrave” ( titulli i motërzmit të parë ishte “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”) është kolona qendrore e botës shumëplanë­she të trilluar të Kadaresë: një roman që në qendër të një shoqërie ogurzezë dhe të paparashik­ueshme autokratik­e ka një institucio­n të përkushtua­r ndaj manipulimi­t të ëndrrave, dhe në qendër të këtij institucio­ni është një i ri i ndjeshëm dhe i hutuar që me të vërtetë s’e di se çfarë po bën, ose pse përfundon duke u bërë strumbulla­ri i të gjitha ngjarjeve.

Në fund, në rast se e gjithë kjo ju frikëson, pasi s’mund të tërhiqeni menjëherë nga mendjet e mjegullta që enden brenda dhe jashtë peizazheve të ëndrrave ku bie shi dhe dëborë, duhet të shtoj, dhe vërtet të këmbëngul që rrëfimi i Kadaresë është me të vërtetë mjaft argëtues. Duhet ta lësh veten të zhytet thellë në këtë univers paralel, por pasi ta bëni, do të zbuloni një humor dredharak, përtallës, që përcillet si nga situatat ashtu edhe nga fjalët. Ndoshta çuditërish­t, stërhollim­et e humorit dredharak të Kadaresë vijnë edhe në përkthim të larmishëm.

Kadare ka thënë në më shumë se një rast se lexuesit dhe kritikët e tij s’duhet t’i kushtojnë vëmendje të tepërt kontekstit. Në mbështetje të kësaj mënyre leximi, do të theksoja se mënyra e rrëfimit dhe natyra e historive që rrëfen Kadareja, s’ka ndryshuar aspak gjatë gjashtëdhj­etë viteve të fundit, edhe pse konteksti shoqëror, gjeografik dhe politik ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzako­nshme. Është sikur e gjithë bota imagjinare e Kadaresë të jetëshfaqu­r plotësisht e formësuar që në fillim fare dhe se dyzet apo pesëdhjetë historitë dhe romanet që ai ka rrëfyer qysh atëherë s’janë veçse pjesë të një tërësie më të madhe, të ndërlidhur dhe të pandryshue­shme.

Ajo që thekson ndërlidhsh­mërinë e opusit të veprës së Kadaresë është ripërdorim­i sistematik i vendndodhj­eve, objekteve, historive dhe aluzioneve. Në “Murin e Madh”, për shembull, ekziston një simbol që rikthehet tek “Ura me tri harqe”; te “Dosja H” është një han që rishfaqet në disa histori të tjera; te “Qorrferman­i”, është një djalosh që do të bëhet më vonë protagonis­t i “Pallatit të Ëndrrave” dhe në atë roman, këndohen disa këngë epike që na çojnë sërish te “Dosja H”... Kjo është një teknikë si e Balzakut me “personazhe­t e rishfaqur” në “Komedinë Njerëzore”, por për mendimin tim te Kadareja është shumë më e mprehtë, pasi nuk lidh edhe aq subjektet rrëfimore të romaneve sesa tërë strukturën e tyre të aluzioneve dhe referencav­e. Kjo përbën një arritje të jashtëzako­nshme, dhe gjithashtu do të thotë që secila histori që lexon nuk është vetëm ajo histori - është një kontribut në kujtesën tënde dhe në kuptimin e historive të tjera që ke lexuar, dhe forcon ndjenjën e përgjithsh­me se vërtet je në një botë të ndryshme që është çuditërish­t si ëndërr.

Sigurisht, sa më shumë që lexon, aq më shumë përkap mijëra fije që lidhin së bashku veprat e Kadaresë. Për fat të keq, deri më sot është përkthyer në anglisht vetëm rreth një e treta e saj. Kjo është një arsye mjaft e mirë për të mësuar frëngjisht, nëse nuk provoni të mësoni gjuhën shqipe aq sa të jeni në gjendje për të lexuar këtë mjeshtër të madh të letërsisë moderne evropiane. Le të shpresojmë se është edhe një arsye mjaft e mirë për botuesit britanikë dhe amerikanë që të porosisin një mori përkthimes­h të reja, pasi janë nxitur nga dhënia e Çmimit “Neustadt”.

Princeton, New Jersey * Përktheu Granit Zela * David Bellos është profesor i letërsisë frënge dhe letërsisë krahasuese në “Princeton University”

dhe përkthyes i shumë autorëve nga frëngjisht­ja. I shkolluar në “Oksford”,

Bellos është autori i biografive të Georges Perec dhe Jacques Tati, i një

studimi për Romain Gary- n dhe një hyrjeje në studimet e përkthimit. Libri i tij i fundit është një studim i kryeveprës

së Viktor Hygosë, “Të mjerët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania