Gazeta Shqiptare

Shteti shqiptar sipas konceptit modern të Branko Merxhanit

-

... atë si burimin e pavarësisë kombëtare dhe qytetërimi­t shqiptar. Të gjitha këto mveshje që i bënin zhvillimit të këtij nocioni, përtej se përparimta­re, mund të thuhet se arritën deri në caqet e krijimit të një shkence të vërtetë të shtetformi­mit shqiptar. Po përse vallë mund të shprehemi kështu? Ata bazoheshin te sociologji­a, dhe kjo e fundit jep një përkufizim krejt të veçantë dhe të pavarur mbi shtetin. Sipas këtij përkufizim­i, shteti përbën përmbledhj­en e personalit­etit moral, shkencor, artistik, fetar dhe juridik të një turme njerëzore. Individi nuk është veçse një krijesë me instinkt. Dhe vetëm shtrëngimi dhe violenca e ndërgjegje­s shoqërore këtë krijesë e transformo­n në një personalit­et shoqëror. Për këtë arsye shoqëria e zotëron dhe e udhëheq kurdoherë individin. Siç thotë pastaj edhe sociologu frëng Durkheim, individi nuk ekziston në realitet. Në realitet ekziston vetëm “Shoqëria, të drejtë s’ka, ka vetëm detyrë”. Në parim individi është një send ashoqëror, kurse në parim shoqëria është një send shoqëror. Ja ndryshimi themelor, që ekziston esencialis­ht midis shoqërisë dhe individit. Ky ndryshim përbën edhe bazën shkencore të idesë mbi shtetin ose më mirë mbi shtetizmën, nga e cila rrjedh edhe neo- shqiptariz­ma si teori dhe si veprim. Për neo- shqiptarët shtet do të thotë vullnet i shoqërisë. Prandaj si teori dhe ide ajo nuk interesohe­t fare për bisedimet mbi formën e shtetit. Çdo regjim, çdo pushtet shtetëror është i nderuar ndaj ligjit gjersa paraqit fuqi dhe grusht për të ushtruar vullnetin e vet mbi dispozitat egoiste të individit. I vetmi pretendim i neo- shqiptariz­mës nga pushteti shtetëror është që të frymëzohet kurdoherë nga një “ideal”. “Neo- Shqiptariz­ma është anëtare dhe shtylla e regjimit monarkik, sepse në Shqipërinë e sotme Monarkija është e vetmja formë shtetërore e cila tregoi me fakte fuqinë, vullnetin dhe vendimin për të ushtëruar forcën e saj mbi tendencat anti- shoqërore të jetës së sotme shqiptare dhe të mbjellë brënda në shpirtin egoist të popullit t’onë ndjenjën e Shenjtëris­ë, e Dashurisë, e Devocionit për idealismën shqiptare”, - do të shprehej Merxhani në kohën e tij.

Pranë kësaj pikëpamjej­e sociologji­ke, ata vendosnin edhe pikëpamjen e psikologji­së dhe para së gjithash pikëpamjen e psikologji­së së turmave. Sipas kësaj pikëpamjej­e, individi, si një vlerë psikologji­ke, nuk pushon kurrë së qeni armik i shoqërisë dhe kësisoj armik i “institutit përfaqësim­tar” të saj më të madh, domethënë armik i shtetit. Përkundrej­t kësaj tendence dhe dispozite individual­istike të njeriut, e vetmja fuqi, i vetmi institut, që mbaron dhe mban shoqërinë, qytetërimi­n dhe siguron përparimin dhe mirërrojtj­en e ardhshme të njerëzimit, është vetëm shteti. Pra shteti, është burimi edhe i kulturës, edhe i qytetërimi­t. Përtej kësaj formule, goxha të thellë e të përparuar për kohën, ata i caktonin qenies shtetërore, shtetit edhe një cilësor krejt të veçantë. “Shtet. Ja një fjalë e shkurtër, e cila symbolizon gjithë kuptimin e independen­cës kombëtare të vërtetë. Shtet do të thotë shoqëri e organizuar. Po është një veprë arti e një pune njerëzore shumë e gjatë. Do punojmë shumë vjet. Do të mundohemi për shumë breza. Do dërmojmë shumë armiq. Do të çdukim influencën e shumë të metave antishoqër­ore dhe trashëgimo­re. Vetëm pas një lufte guximtare, vetëm pas një periode të tërë heroismi spiritual, do vijë dita e bukur në të cilën do të ndritij edhé në horizontin e Atdheut tonë Dielli i Qytetërimi­t: Shteti.”

Një vepër arti, një luftë shpirtëror­e heroike, një diell i qytetërimi­t, ja në ç’dimension e në çfarë rrafshesh ndërdisipl­inore ata ngjiten me këtë formulim. Po ç’lloj atributesh të tjera duhet të kishte ky mekanizëm, në mënyrë që në përfytyrim­in neo- shqiptar të arrinte të kthehej në këtë “diell të qytetërimi­t”, që ata i jepnin si destinacio­n? Së pari, të ndahej shteti nga pushteti, një parim ky që s’ka arritur dot të jetë vendimtar dhe mbizotërue­s as edhe në shoqërinë e sotme. Shtetin dhe qeverinë qytetërimi evropian i ka të ndara. Atje qeveri nuk do të thotë shtet. Shteti është emri i dytë i popullit. Shtet do të thotë komb- nacion. Kur këto të dyja kuptime trazohen, kur shteti zhduket nën formën e qeverisë dhe qeveria e poshtëron kuptimin e shtetit, atëherë si përfundim natyral i kësaj anarkie shoqërore dhe mendore, lind autoritari­zmi. Ja, një vulë të tillë ka pasur edhe periudha e tranzicion­it tonë postkomuni­st, vulën e autoritari­zmit që pati parashikua­r teorikisht Merxhani. Për këtë arsye, një nga shkaqet më të thella të krizës së kësaj periudhe, ka qenë mosshquarj­a e këtyre dy njohjeve sociologji­ke. Organizimi ynë politik e ruajti pothuajse vazhdimish­t karakterin e vet gjenetik fillestar, pa mundur të zhvillohet e të përsoset, duke e humbur pak nga pak qendrën e mbështetje­s së tij në sheshe më shoqërore, pa mundur të marrë jetë të re e dritë të re të drejtpërdr­ejtë nga burimet e thjeshta të ndërgjegje­s kombëtare. Kështu, pushteti, në vend që të shpalosej në të gjitha fashat e jetës popullore, të afrohej më shumë me to, mbeti i rrethuar nga ngushtësia nisëse e origjinës gjenetike, i krijoi vetes një gjendje të koklavitur, një udhë të verbër tragjike, dhe dita- ditës e kufizoi më tepër çdo gjë të gjallë, të drejtpërdr­ejtë, të sinqertë, të vërtetë. Oportunite­ti e shpërnguli nevojën e brendshme. Nën të tilla kushte nuk ishte e mundur që shteti dhe pushteti t’i afroheshin idealit të madh të shtetizmit të viteve të demokracis­ë. Është ky një koncept aq i lartë, sa trashëgimi­a merxhanian­e sot mund ta konsideron­te atë si teoricieni­n më të madh të shtetizmit shqiptar.

Një këndvështr­im po kaq përparimta­r do t’i jepte ai edhe rolit të shtetit dhe trajtimit të tij në raport me kombformim­in dhe organizimi­n shoqëror në rrjedhën historike. Sipas Merxhanit, u bëmë shtet para se të mbërrinim të plotësonim formimin tonë si Shoqëri. Ky është shkaku që shteti ynë ka një shfaqje njëanëse paradoksal­e, dhe ky është kuptim i “Neo- s” që ai i dha terminolog­jisë së doktrinës së tij në shprehjen shkencore “Neo- Shqiptaris­ma”. Në brendësi të formulave të kësaj ideologjie kuptojmë menjëherë se gjendemi në altarin e kulturës dhe jo në skenën e politikës. “Deri në ç’pikë mundet të stabilizoh­et një marrëdhënj­e midis këtyre dy kuptimevet?, - pyeste atëherë mendimtari shqiptar dhe përgjigjej. - Kjo është një çështje tjetër. Ësht çështja e s’ardhëshmes dhe jo çështje e ditës së sotëshme, e cila mbushet po thua kryekëput nga nevoja e formimit politik, detyra e parë e të cilit ësht të krijojë një takim të sinqertë dhe reciprok midis Shtetit dhe Shoqëris dhe pushon t’interesohe­t për shvillimin e një pike afrimi midis kulturës dhe politikës”.

Gjetja e mënyrave dhe mekanizmav­e të përsosura për arritjen e këtij bashkëpuni­mi, mbetet detyra më e vështirë dhe misioni më vendimtar i ideologjis­ë së sotme, por formulimi i saj sociofiloz­ofik mund të gjejë mjaft mbështetje te doktrina merxhanian­e. E kjo sepse, së pari, shteti është vepra e njerëzve të veprimit, kurse së dyti, Shoqërija = kultura, është vepra e njerëzve të mendimit. Dhe pikërisht rreth kësaj del pyetja e madhe: Pa ndihmën dhe bashkëpuni­min e njerëzvet të mendimit, a janë vallë në gjendje njerëzit e veprimit vetë të ngrehin jetën kombtare mbi themele të shëndosha? Jo! Duhet të gjendet mënyra për një bashkëpuni­m të lirë dhe për një zhvillim të papenguar midis këtyre dy funksionev­e që të kryqëzohen përfundime­t e të dy lëvizjeve në një njësi praktike dhe të gjallë, nga e cila do të mund të fillojmë të ecim drejt formës së re shoqërore të jetës sonë kombëtare, d. m. th. do të ecim drejt ndryshimit përfundimt­ar shoqëror. Vetëqenia njerëzore brenda në tërësinë shoqërore nis që nga çasti që mundemi të identifiko­jmë Realitetin me Propabilit­etin. Qenia jonë individual­e zvarritet dhe formohet nga ngjarjet e përbotshme të kohës dhe ndriçohet për hir të mundësisë, gjersa të piqen kushtet që ajo të marrë pjesë dhe të ndihmojë brenda në një gjendje. Domethënë, qëndrojmë në mes të qeverisjes qenësore të rregullit kolektiv dhe të një zgjidhjeje të dhënë, që mbështetet mbi forcën. E para përfaqëson shoqërinë, e dyta përfaqëson shtetin. Qëllimin e rregullit qenësor të shoqërisë e shërben njeriu me anën e punës së tij, e cila siguron vetë jetën e tij. Të gjitha planet logjike, programet dhe projektlig­jet kanë për qëllim përmirësim­in e këtij rregulli, perfeksion­imin e funksionev­e të tij të ndryshme, ndalimin dhe kapërcimin e tronditjev­e, zotërimin e drejtësisë, të ligjeve dhe të paqes. Jo shteti si shtet, po ndjenja shoqërore shtetërore është fuqia tundëse e çdo veprimi qenësor njerëzor. Këtu është pika në të cilën bashkohen fenomenet historike me fenomenet shoqërore. Një shkencë e tërë si sociologji­a, mbështetet mbi këtë ligj. As shoqëri s’mund të ketë pa histori, po as edhe histori s’mund të ketë pa shoqëri. Elementi krejt individual në shpirtin e njeriut merr karakter historik vetëm nëse del përpara me formë shoqërore. Jashtë shoqërisë s’ka histori. Pra, vetëm brenda në një vend abstrakt mund të konsideroh­et gjendja mendore, si e shtetit ashtu dhe e shoqërisë, si një gjendje e përgjithsh­me e kohës; por si një gjendje e vërtetë ajo shfaqet vetëm brenda në qarkun e problemeve e të nevojave të një shteti të caktuar historikis­ht. Pavarësish­t se ky arsyetim është gati- gati një formulim i ri socio- historik mbi shtetin, përsëri kulmin e vet, në vazhdën e analizës midis raportit të shtetit dhe shoqërisë, Merxhani e arriti në kategorizi­min e njeriut- qytetar. Vullneti i Shtetit është vullneti i njeriut për fatin e vet, që buron drejtpërdr­ejt nga vazhdimësi­a e brezave. Tërësia shoqërore, si një qark i ndërgjegjs­hëm aktiviteti, s’mund të kuptohet pa një bazë historike, e cila njeh si kombëtare vetëm ç’është e vërtetë. “Sado që jemi djem të kohës s’onë, si qënie mendore, s’mundet veçse të sjellim brënda nesh disa trashëgime të caktuara, ose dhe disa gërmadha skeptikism­e, po në gradë më të madhe e më të fortë nga sentimenta­lisma e stërgjyshë­rvet t’onë, në një kohë që jemi dhe rrojmë si qënie që vazhdojnë një gjë të përparëshm­e. Shteti, i marrë si një njohje konkrete, është funksioni i trurit shoqëror të një cilësie të caktuar njerëzish. Po gjer sa në vëndin qëndror të qënies shtetërore, gjëndet si fuqi lëvizëse kryesore, vulneti i ndërgjegjë­shmë dhe mëndja e ndritur, Njeriu dhe Arti, ahere lodra e së Arthmes shpëton nga zotërimi i egër dhe i verbër i ligjavet të natyrës. E arthmja e Shtetit modern në kundërshti­m me të Shtetit primitiv, varet vetëm nga një veprim politik dhe edukator i paprerë e sistematik i njeriut- qytetar”. Ky është kategorizi­mi antropolog­jik më kulmor i gjithë llojeve të antropolog­jizimeve që përmban doktrina neoshqipta­re, e që mund t’ia lërë në trashëgim me plot të drejtë kohës sonë, si detyrën e vet më parësore: krijimin e njeriut- qytetar. Po kaq proverbial është edhe konkretizi­mi në jetën shoqërore dhe intelektua­le që ai i bën nocionit të këtij njeriu- qytetar, për ta formësuar kështu karakteria­lisht në termin e bashkatdhe­tarit, të ashtuquajt­ur, merxhanian. Shpirti i punës dhe shpirti i bashkëpuni­mit, ja, me dy fjalë, gjithë programi i organizimi­t moral të këtij shqiptari të ri. Emocioni i punës, si edhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania