Gazeta Shqiptare

Pse e nisëm kaq herët vaksinimin?

-

BE për të vaksinuar qytetarët e vet. Ndihma që po na jep është e një bujarie të pazakontë, në këto kohë pandemie, kur të gjithë, edhe shtetet më të zhvilluara e të pasura të Evropës, po struken në hallin e vet. Madje edhe Bashkimi Evropian i stërmadh u tkurr, kur u bë fjalë për të dhënë dozat e para të vaksinave edhe për vendet kandidate dhe aspirante për kandidate të tij. Vaksinat falin jetë dhe biseda për vlerën monetare të tyre( sa do të blihen) duhet realisht lënë për një kohë të dytë. Tani duhen siguruar sa më shumë vaksina për këto ditë dhe duhen vaksinuar sa më shumë prej nesh. Sigurisht, duke ndjekur radhën e atyre që duhet të vaksinohen të parët. Gjysmë milionë dozat e vaksinës të kompanisë “Pfizer”, të kontraktua­ra nga kryeminist­ri më 30 dhjetor 2020 në Nju- Jork duhen dhënë vetëm si doza të para. Pra, duhet të vaksinojmë sa më shumë prej nesh. E kemi të domosdoshm­e të arrijmë të vaksinojmë deri në qershor të paktën mbi 1 milion qytetarë, ose 36 për qind të popullsisë prej 2.8 milionë vetësh, që të kemi gjasa të arrijmë gradualish­t imunitetin që kërkojmë në fund të këtij viti. Për këtë, na duhen 2 milionë vaksina. Pra, na mungojnë edhe 1.5 milionë të tjera, të cilat duhet t’i sigurojmë, t’i blejmë sa më shpejt. Ky proces duhet të shndërrohe­t në një përparësi kombëtare. Që të arrijmë të vaksinojmë 1 milion qytetarë për 6 muaj ( janar- qershor), duhet që në muaj të arrijmë të vaksinojmë të paktën 150- 200 mijë vetë. Ose 5- 7 mijë qytetarë të vaksinuar në ditë. Me kapacitete­t dhe ndjeshmëri­të që kemi për dobinë dhe domosdoshm­ërinë e vaksinës, jemi ende shumë mbrapa. Nuk mendoj se në ditën e parë të vaksinimit, dje, arritëm të vaksinojmë më shumë se një mijë vetë. Pra, pesë herë më pak nga minimumi që na duhet. Në ditët e ardhshme, qasja duhet të ndryshojë rrënjësish­t, nëse duam që të përdorim të gjitha vaksinat që arrijmë të sigurojmë brenda një kohe të shkurtër. Ky problem është sot i të gjitha shteteve kudo në botë. Por ne duhet të tregojmë përgatitje, përgjegjsh­mëri dhe seriozitet. Opozita jonë do të ndihmonte jo duke e demonizuar procesin, por duke u munduar të ndikonte me kontaktet që ka në partitë popullore të Evropës, që përfaqësue­s të tyre të ndikojnë në qeveritë përkatëse evropiane të na japin sa më shpejt sasi vaksinash. Sikur nga 10 shtete të fuqishme të Evropës së Bashkuar të arrijmë të marrim nga 50 mijë doza vaksinash, ja ku bëmë stokun e parë 1 milion vaksina që na duhet. Ky duhet të jetë objektivi ynë. Jemi në garë me kohën dhe me dashamirës­inë dhe bujarinë e aleatëve tanë në BE, bujari e cila në këto kohë është më e rrallë se platini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania