Akademia e Shkencave: Numri real i të infektuarve me koronavirus duhet të jetë 600 mijë persona
"10- 15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve të deklaruar me COVID- 19"
Numri real i të infek tuarve me koronavi rus në vendin tonë duhet të jetë rreth 600 mijë. Në këtë përfundim ka arritur Akademia e Shkencave pas studimit të seroprevalencës së sars- cov- 2. Ky institucion i është përgjigjur kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili deklaroi disa ditë më parë se të dhënat e studimit të bërë nga Akademia e Shkencave për koronavirusin nuk ishin të sakta. "Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me COVID- 19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit COVID- 19 në qytetin e Tiranës, konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh", thekson në reagimin e saj Akademia e Shkencave.
FAZAT E STUDIMIT
Akademia e Shkencave bëri me dije se studimet e kryera nga ekspertët kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë. Faza e parë lidhet me publikimin e të dhënave paraprake apo operative; faza e dytë ka të bëjë me përgatitjen e raportit shkencor dhe publikimin e tij në "pre- print". Publikimi përfundimtar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë është një proces që kërkon shumë muaj. "Në komunikimet e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohen nga specialistë ose operatorë të administratës së shërbimit shëndetësor edhe para përfundimit të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit", thuhet në deklaratë. Ndërsa, për sa i takon numrit të të testuarve, studimi lejon arritjen e përfundimeve shkencore brenda një intervali besueshmërie sipas kritereve të mirënjohura statistikore dhe sipas logjikës së shifrave, referuar numrit të popullsisë në Tiranë dhe në shkallë vendi. "Studimi i seroprevalencës së antitrupave specifikë kundër SarsCov- 2 në Tiranë, faza e parë e të cilit është kryer në fund të qershorit dhe faza e dytë në fund të dhjetorit 2020, sjell informacion të vlefshëm dhe pothuaj unik mbi përmasat e ekspozimit të një pjese të popullatës me virusin SarsCov- 2 si dhe mbi ritmet e rritjes së këtij ekspozimi në kohë. Faktet e përftuara përmes këtij studimi, nëse do të interpretohen me kujdes, duke u analizuar në raport edhe me fakte të tjera shkencore, përmirësojnë monitorimin e situatës dhe në përgjithësi njohurinë që kemi mbi zhvillimin e pandemisë në vendin tone", shton Akademia e Shkencave.
STUDIMI I SEROPREVALENCËS
"Studimi i seroprevalencës së Sars- Cov- 2 rrit njohjen për gjendjen e pandemisë dhe përmirëson monitorimin e situatës së saj në vend
Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon vlerësimet dhe mirëpritjen e rezultateve të studimit të saj dhe u përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura rreth besueshmërisë së rezultateve të këtij studimi
Duke u shprehur vlerësimet e saj ekspertëve imunologë dhe epidemiologë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, intelektualëve dhe gazetarëve, që kanë çmuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve të studimit të Akademisë së Shkencave për seroprevalencën e Sars- Cov- 2 në popullatën e Tiranës dhe të Shqipërisë, i përgjigjemi në vijim edhe ndonjë interpretimi skeptik të shfaqur ditët e fundme", thotë Akademia e shkencave. Kjo e fundit bën me dije se studimi mbi seroprevalencën e virusit SarsCov- 2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin eu
AKADEMIA E SHKENCAVE
Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmërie si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh", thekson në reagimin e saj Akademia e Shkencave.
forike, qofshin në anën e kundërt. Studimi është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga COVID- 19 në një shumicë vendesh të Europës dhe të botës. "Të dhënat që kanë rezultuar në mbyllje të fazës së dytë të këtij studimi, i cili u përfundua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë me të njëjtën shkallë besueshmërie si në të gjitha rastet që është zbatuar e njëjta metodë testimi në vendet europiane dhe në vende të tjera. Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga COVID- 19, duke iu referuar pranisë së antitrupave anti- Sars- Cov- 2 në popullatën e kryeqytetit. Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vendeve të Europës apo SHBA- ve", - nënvizohet në deklaratë.
Akademia e Shkencave thekson se duke iu referuar raporteve të pranuara botërisht, numri i të infektuarve realë me virusin Sars- Cov- 2 mund të jetë deri 10- 15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me COVID19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depistuese serologjike.
METODOLOGJIA
Duke iu referuar edhe një herë çështjes së metodologjisë, Akademia e Shkencave pohon se edhe studimi në fjalë mund të ketë kufizimet e veta, të cilat do të përshkruhen në detaje në raportin mbi të cilin po punohet. Megjithatë, metodologjia e aplikuar është e përshtatshme si në dimensionin laboratorik ( testi imunologjik i aplikuar ka vlefshmëri të lartë), ashtu edhe atë epidemiologjik ( madhësia e kampionit në raundin e dytë të studimit është korrekte në kushtet e një seroprevalence të lartë). "Për këtë arsye besojmë se rezultatet e këtij studimi duhet të pasqyrojnë, brenda një kufiri të caktuar besimi, praninë e antitrupave specifikë IgG anti- Sars- Cov- 2 në popullatën 20- 70 vjeç të qytetit të Tiranës, të mbuluar nga qendrat shëndetësore të përfshira në studim, pa atë pjesë të popullatës që nuk përdor apo nuk bashkëpunon me shërbimet shëndetësore publike. Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë. Çdo pasqyrim apo interpretim i rezultateve paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologjisë kërkimore del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtatshëm.
Gjejmë rastin të rikujtojmë që, megjithëse sot dimë më tepër mbi qarkullimin e virusit dhe shohim më shumë dritë në fund të tunelit, pandemia vazhdon dhe rreziku për sëmundshmëri të rëndë dhe humbje jete nga ky infeksion do të vijojë të mbetet i lartë edhe gjatë vitit në vijim", përfundojnë ekspertët në reagimin e tyre ndaj akuzave të Bratajt.