Ish- të përndjekurit, lista e plotë me emrat e 2288 përfituesve
Financat japin edhe 10 ditë kohë për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar Ja ku duhet të dorëzohen certifikata dhe prokura
Trashëgimtarët e ish- të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë, duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 2288 përfitues, dosjet e të cilët përfitojnë nga afati i ri i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen. Ministria iu jep edhe 10 ditë kohë për këstin e tretë. Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e përfituesve me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me "V" në rastet kur dokumenti është në rregull, me "X" kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.
DOKUMENTET
Të gjithë trashëgimtarët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast, si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
1.
a. b. c. d.
2.
a. b.
c. d. e.
f.
TRASHËGIMTARËT
Për persona ish- të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç duhet:
Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.
Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.
Certifikatë personale të fëmijës/ fëmijëve të mitur.
Nr. llogarie bankare në Lek, në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ( të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç duhet:
Certifikatë vdekjeje të personit ish- të dënuar.
Certifikatë personale e të miturit/ miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish- të dënuar që nuk jeton më.
Certifikatë familjare të ish- të dënuarit, ku të përfshihen fëmija/ fëmijët e mitur. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin, në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.
Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ( të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.