? Përse është e rëndësishme të konsumoni kripë të jodizuar
Tiroidja luan një
rol të rëndësishëm edhe
në kontrollin e temperaturës së trupit, presionit të gjakut dhe rrahjeve të
zemrës.
tiroides, i cili ndihmon në rregullimin e organizmit dhe metabolizmit.
Tiroidja luan një rol të rëndësishëm edhe në kontrollin e temperaturës së trupit, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.
ÇFARË SHKAKTON MUNGESA E JODIT NË TRUP
Nëse vuani nga mungesa e jodit në trup mund t'ju rendisim një listë të gjatë me sëmundje dhe simptoma që mund të përjetoni.
Disa prej këtyre pasojave mund të jenë edhe shumë të rrezikshme për trupin e njeriut. Këtu përfshihen problemet me rrahjet e rregullta të zemrës, problemet me memorien apo me tiroidet.
Nivelet e ulta të jodit përveç problemeve me tiroidet dhe sëmundjet që lidhen me të, mund të ndikojnë edhe pamjen tuaj të jashtme.
Një nga simptomat mund të jetë rënia e flokëve, lëkura e thatë, shtimi në peshë dhe probleme me shtatzënitë.
SI NDIHMON KRIPA E JODIZUAR
Kripa e jodizuar mund të parandalojë problemet që shkakton mungesa e jodit tek njeriu.
Në vitin 1920 u fut zyrtarisht në treg kripa e jodizuar në shumë vende të botës pikërisht për të luftuar mungesën e tij.
Ekspertët raportojnë se përafërsisht gjysmë luge çaji, rreth 3 gramë mjaftojnë për të marrë sasitë e duhura të jodit në një ditë.
Për këtë arsye kripa e jodizuar është alternativa më e thjeshtë ndër ushqime për përfitimin e këtij minerali.
Në thuajse të gjithë botën përdorët kjo kripë për arsye se është shumë lehtë e gjendur dhe nuk prishet për kohë të gjatë.