Gazeta Shqiptare

“Kupa është mbushur”, Basha: Rama dhe marionetat e tij, të lidhur me mafien

PD: Njerëzit duhet të dinë koncesione­t për mafien

- Valentina Madani

Lideri i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha postoi dje një tjetër video në rrjetet sociale ku akuzoi kryeminist­rin Rama se nuk e mbajti premtimin për reformën në drejtësi. Sipas Bashës, me Edi Ramën në pushtet nuk do të ketë asnjëherë reformë në drejtësi, pasi asnjë nga zyrtarët e lartë të denoncuar për korrupsion nuk është dënuar. “Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafien për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më, kupa është mbushur!” shkruan Basha përkrah videos. Partia Demokratik­e edhe dje vijoi akuzat kundër qeverisë lidhur me përgjimet e Prokuroris­ë italiane për grupin kriminal Ndrangheta,

ÇLIRIM GJATA

“Situata i ka dalë jashtë çdo lloj kontrolli mediatik që mund të kishte ai. Kaq keq janë, sa përdorin relativizi­min, duke thënë se ‘kjo nuk është gjë, është muhabet kafesh’. Kryeminist­ri ndodhet në pozitë të vështirë, pasi nuk janë prokurorë shqiptarë, por Antimafia italiane. Nuk mund të mbyllen si laboratorë­t e drogës këtu”, - u shpreh Gjata.

anëtarë të të cilit flisnin për investime në Shqipëri dhe lidhje me zyrtarë të lartë. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa akuzoi se Kryeminist­ri Edi Rama e ka kthyer vendin në një lavatriçe të parave të pista dhe ka drejtuar disa pyetje për të. Ajo bëri një paralelizë­m mes rastit të Saimir Tahirit dhe të Erion Veliajt, dhe kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit. “Shqiptarëv­e u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikim­et e tij. Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafien, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirje­n në biznes me mafien italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesione­ve apo tenderëve. Minimalish­t, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, siç bën gjithmonë, duhej të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia italiane, Tahiri u largua me dorëheqje. Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administri­min e vendit. Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura. Tani, Ramës dhe marionetav­e të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar”, - deklaroi znj.Zhupa. Duke shprehur bindjen se shqiptarët nuk e besojnë më PS-në, Ina Zhupa nënvizoi se PD-ja është gati për të sjellë ndryshimin. “Askush nuk i beson më ata. Shqiptarët dinë më shumë se kaq. Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarë­ve të korruptuar. Është koha t’i themi ‘Mjaft!’ një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratik­e është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët”, - u shpreh znj.Zhupa.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania