Gazeta Shqiptare

OSBE: Mos lejoni kriminelët të fusin duart në zgjedhjet e 25 prillit

-

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, i bëri dje thirrje politikës dhe policisë së shtetit se personat e inkriminua­r në vendin tonë zotërojnë armë dhe para, por në zgjedhjet e 25 prillit duhet të zbatohet ligji. Del Monaco tha se zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishm­e për demokracin­ë. Gjatë fjalës së tij, në nisjen e trajnimit të punonjësve të policisë, të cilët do të angazhohen për mbarëvajtj­en e këtij procesi, Vincenzo Del Monaco u shpreh se vërtet kriminalët zotërojnë shumë gjëra, por ata kanë frikë nga e vërteta. Mes të tjerash, diplomati Vincenzo Del Monaco deklaroi se OSBE do të mbështesë institucio­net shqiptarë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë me standarde ndërkombët­are. “Kriminelet zotërojnë shumë gjëra, ata kanë armë, para dhe mund të shtiren si të fuqishëm, por ajo që i frikëson më shumë është e vërteta. Patjetër që e vërteta është diçka tjetër që ne e përkthejmë me rregullat në demokraci. Prania ime këtu është pjesë e përgatitje­s se një prej festimeve më të rëndësishm­e të demokracis­ë, zgjedhjet, zgjedhjet e 25 prillit. Si kreu i ri i prezencës së OSBE-së në Shqipëri jam i kënaqur të nxis mbështetje­n që OSBE i ofron institucio­neve shqiptarë për të organizuar zgjedhjet në përputhje me praktikat ndërkombët­are, ndërsa reflektojm­ë mbi rekomandim­et e OSBE ODIHR”, - u shpreh ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi i kërkon policisë që të zbatojë ligjin dhe që drejtuesit e saj nuk duhet të përfshihen në fushatën elektorale. “Drejtuesit e policisë nuk duhet të jenë të angazhuar që të marrin pjesë në fushatë, do të duhet të qëndrojnë të paanshëm dhe duhet të tregojnë që janë”, - deklaroi z.Celibashi. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi gjatë bisedës me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se këto dy institucio­ne duhet të tregojnë profesiona­lizëm dhe përgjegjsh­mëri që të mos u lënë asnjë shkak apo pretekst për kontestim palëve, ndonëse u shpreh i sigurt që ata që do t’i humbin zgjedhjet nuk do ta gjejnë fajin te vetja. “Besoj që jemi të ndërgjegjs­hëm që këto zgjedhje do të zhvillohen, të paktën deri më tani kështu duket, në një klimë mjaft konfliktua­le politike, si për KQZ dhe Policinë e Shtetit, angazhimi i këtyre dy strukturav­e kërkon përgjegjsh­mëri, profesiona­lizëm për të mos u lënë jo vetëm shkaqe por as edhe pretekst, secilës prej palëve politike. Unë personalis­ht nuk ushqej ndonjë iluzion, jam i sigurt që ai do t’i humbasë këto zgjedhje, fajtorin do ta gjejë jot e vetja, por te KQZ, policia. Por është e rëndësishm­e që ne të bëjmë detyrën tonë, dhe opinioni publik do ta ndajë se kush ka bërë çfarë dhe si”, tha Celibashi. Ajo bëri të qartë se veprimtari­a e Policisë së Shtetit duhet të karakteriz­ohet nga neutralite­ti dhe mosndërhyr­ja. “Ajo duhet të qëndrojë e paanshme. Të sigurojë trajtim të barabartë dhe mos diskriminu­es. Veprimtari­a e Policisë së Shtetit duhet të karakteriz­ohet nga proporcion­aliteti. Veprimtari­a të karakteriz­ohet nga transparen­ca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania