Gazeta Shqiptare

Nisma Thurje padit Veliajn: SPAK të hetojë lidhjet e ‘Ndrangheta’-s në Shqipëri

-

ështja “Ndrangheta” përfundon në SPAK. Ndërsa organi i akuzës ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për hetimin, Nisma Thurje depozitoi një kallëzim për grupin mafioz italian. Në përgjimet e Ngrangheta­s përmenden zyrtarë të lartë shqiptarë si të përfshirë në pastrimin e parave dhe në dhënien e lejeve për kulla e për tenderë. Nisma Thurje kërkon zbardhjen e akuzave, duke hetuar kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj. “Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001-të. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë ende se SPAK nuk do t’i marrë të gjitha ato para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkue­shmërisë. Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK nuk duhej të priste, por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut, por ‘ujkun’ ata e kanë pasur këtu”, - theksoi z.Endri Shabani. Përfaqësue­si tjetër i kësaj nisme, Pano Soko tha se hetimi është në duart e SPAK për të zbardhur lidhjen e pushtetit me mafien. “Ata që e pësojnë nga rritja e çmimeve që u bëjnë apartament­eve në mënyrë të palogjiksh­me; qytetarët nuk arrijnë të përballojn­ë çmimet e rrezikshme. Ky nuk është më qyteti i qytetarëve, por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin”, - deklaroi z. Pano Sako. Pak ditë më parë, kryebashki­aku Veliaj i mohoi akuzat, duke thënë se përgjimet po përdoren kundër tij për qëllime politike. Ndërkohë SPAK, bëri të ditur se do të kërkojë informacio­n nga pala italiane, për të vendosur më pas nëse do të nisë apo jo hetimet për këtë çështje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania