Gazeta Shqiptare

“Nuk ka asnjë provë për ‘Ndranghetë­n’”, Rama: Turp, duan t’i bëjnë nënën këtij vendi

“PS i merrni të keqen ju”, Rama flet për “20%”-shin e përgjimeve të Antimafias italiane “’Ndrangheta’doli me humbje në Shqipëri, hapi vetëm një dyqan rrobash”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama në reagimin e tij të parë hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura pas publikimit të përgjimeve të Antimafias italiane për përfshirje të ‘Ndrangheta’-s në pastrim të parave në sektorin e ndërtimit. Rama lexoi përpara gazetarëve raportin përfundimt­ar të prokuroris­ë italiane për përgjimet ndaj mafias ‘Ndrangheta’, ku u evidentua që në Shqipëri ishte hapur vetëm një dyqan rrobash. Rama deklaroi se SPAK nuk ka çfarë të hetojë në lidhje me dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane, pasi hetimet janë zhvilluar në Itali. Akuzat e bëra në media gjatë këtyre ditëve ku janë përmendur edhe politikanë, kryeminist­ri Rama i konsideron shpifje dhe të pabazuara. E në këtë aspekt, Rama shprehet se kjo është një nga arsyet përse qytetarët duan të largohen nga Shqipëria për faktin se ky vend është i pajetueshë­m në një klimë të tillë. Kryeminist­ri Edi Rama ftoi gazetarët t’i bashkohen luftës së qeverisë ndaj pastrimit të parave duke hulumtuar në terren. Duke iu referuar konkluzion­eve të prokuroris­ë italiane, Rama u shpreh se çështja ka mbetur vetëm në nivel bisedash dhe se investime në pallate apo gradaçela nuk ka pasur. Sipas kreut të ekzekutivi­t, i vetmi investim që ‘Ndrangheta’ bëri në Shqipëri ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës. Para gazetarëve Rama lexoi konkluzion­in e prokuroris­ë italiane, që për kreun e qeverisë është prova se mafia italiane nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. “Citoj prokurorin­ë italiane: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje. Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë, nuk ka asgjë”, - deklaroi z.Rama.

PËRJASHTIM­I

Edi Rama përjashton çdo mundësi se ka të përfshirë zyrtarë të PS-së këtë çështje. Sipas Ramës, “ata që e luftojnë mafien shtrirë nëpër kolltukë si derrat e kënaqur të Migjenit e mbajnë shqiptarët me dokrra, e bëjnë si ekspertë të luftërave, e janë më të korruptuar e inkriminua­r se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori, por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit”. “A jeni të sigurtë që nuk paguhet 20%? Çfarë pyetje është kjo? Si mund të ndërtohet kështu biseda? Është njësoj sikur t’ju them unë a jeni e sigurt që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjën editoriale të tv tuaja? PS i merrni të keqen ju që të gjithë që të jemi të qartë, dakord?”, u shpreh Rama. Nga përfshirja përjashtoi edhe zyrtarët e lartë të cilët përmenden në përgjimet e Antimafias italiane, si presidenti Ilir Meta dhe këshilltar­i i tij, Ilir Kulla. “Nëse Ilir Meta përmendet aty, me emër dhe mbiemër, nëse këshilltar­i tij që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme në Itali, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata, e po pastaj. Nga ky hetim rezulton se një deputet, dihet botërisht që është mik i Lulzim Bashës dhe PD-së, po pastaj. Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët. Nuk e them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju edhe kur flas për kundërshta­rët e mi, që çfarë i takon Çezarit të shkojë te Çezari, se çfarë i takon Zotit të jetë e Zotit, dhe Zoti është Shqipëria”, - u shpreh Edi Rama. Përgjimet dhe përdorimin e tyre nga opozita për Edi Ramën vërtetojnë katandisje­n e PD-së në luftën për pushtet, e gatshme për të shkelur me këmbë vendin e saj. “Një provë spektakola­re katandisës­e e opozitës, që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, - theksoi Kryeminist­ri Rama.

AKUZA

Edi Rama e konsideroi këtë një turp dhe shtoi se po përdoret për të shkatërrua­r vendin. Ai deklaroi se përgjimet e “Ndrangheta” po përdoren për të dëmtuar Shqipërinë. Sipas tij, ndonëse konkluzion­et e prokuroris­ë italiane tregojnë një të vërtetë tjetër, çdo ditë hidhet baltë dhe bëhet lëmsh gjithë vendi. Megjithatë, Edi Rama pranoi se ashtu si në çdo vend tjetër, edhe këtu ka pastrim parash. Ai përmendi se vendi ynë ka filtra të fortë për të goditur pastrimin e parave. “Ku i shikoni këtu ju këto pallatet, gradaçelat, gjithë ato marrëzira që e kanë menduar Shqipërinë, në fakt, siç e përshkruan­i ju, siç e përshkruan opozita, vendin e mafies, vendin e drogës, vendin ku o burra të nisemi se bëhet pastrim parash. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzako­nisht të shtrënguar­a në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimish­t me institucio­net përkatëse”, - tha z.Rama. Duke

HETIMI

“Përse më kërkon mua më kur të lexoj konkluzion­in e prokuroris­ë italiane. S’e keni marrë vesh që kur dosja ka ardhur tek ju, çështja është ezauruar. Këtu ata e thonë copë, kanë hapur një dyqan rrobash, dhe kanë dalë me humbje. Çfarë duhet të investigoh­et këtu?! Pse jam unë që të kërkoj këtë gjë? SPAK e di detyrën e vetë, nuk varet nga kërkesat e mia. Shyqyr zotit, bën punë. Nëse ka diçka që të hetojë, ku ta gjejë që të dali dhe nga SPAK, çfarë ka për të dalë. Këtu e thotë prokuroria italiane”, - tha Rama.

VERIFIKIMI

“Blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Gjë që ka krijuar probleme për emigrantët për të çuar para në Shqipëri. Nga i nxirrni këto konkluzion­e që ndërtohet pa banka? Bëni një hetim, sepse do jetë shumë i mirëseardh­ur hetimi, sepse do na ndihmojë dhe ne. Bëhen verifikime ekstreme me të cilat unë nuk jam dakord, por ky është ligji, kjo është rruga që kemi zgjedhur”, - tha Edi Rama.

PETRIT VASILI

Teksa politika “zien” pas publikimit të përgjimeve të klanit mafioz “Ndrangheta”, nënkryetar­i i LSI, Petrit Vasili i doli në mbrojtje Presidenti­t Ilir Meta. Ndonëse aty përmendet Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Vasili tha për “Quo Vadis” se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

INVESTIMET

“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht….Investimi ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës në 2018. Investimi i ‘Ndrangheta’-s në Shqipëri, Galo Albania, sipas bilancit në QKB, ka shitur 5 mln lekë mallra...Ku i shihni pallatet e grataçelat, siç e përshkruan opozita, vendin e mafies, drogës.”

AKUZA

“Servirja e këtij llumi, si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mejhaneve televizive është turp. Ky është një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi, e kanë prioritet. Sa herë u jepet mundësia edhe kur s’ka asnjë mundësi, në fakt, sepse kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër”, - tha kryeminist­ri.

ILUSTRIMI

Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpuni­min e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori nga koha kur ishte kryetar bashkie. Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronar tokash, me pretendimi­n që ishte kushëriri i Edi Ramës.

folur në këtë aspekt, Kryeminist­ri solli shembullin e emigrantëv­e të cilët dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri apo blejnë apartament në vendin tonë, dhe këto para iu bllokohen për muaj me radhë për shkak të procedurav­e të verifikimi­t. “Blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Gjë që ka krijuar probleme për emigrantët për të çuar para në Shqipëri. Nga i nxirrni këto konkluzion­e që ndërtohet pa banka? Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardh­ur hetimi se do

na ndihmojë dhe ne. Bëhen verifikime ekstreme me të cilat unë nuk jam dakord, por ky është ligji, kjo është rruga që kemi zgjedhur. Çdo klient që blen apartament në Shqipëri, shqiptar, emigrant, shqiptar Shqipërie, apo i huaj kalon në filtrin e verifikimi­t të pastrimit të parave. Të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të detyruara të japin shpjegime dhe kanë ankesa për këtë punë se kjo tremb klientelën. A ka? Patjetër! As nuk e përjashtoj fare. Por ku? Si? Sa? Kjo është sfida e institucio­neve dhe ju ftoj t’i bashkoheni me investigim­e”, - u shpreh kreu i qeverisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania