Gazeta Shqiptare

Programi politik i LSI, Kryemadhi: I realizuesh­ëm jo në 5 muaj, por në 5 ditë

“Të gjitha partitë kanë pasur luhatje, vetëm LSI ka pasur rritje”

- Valentina Madani SHPALLJE ANKANDI

LSI-së i janë dashur afro tre vite për ta përgati tur programin politik të prezantuar para dy ditësh, të cilin Monika Kryemadhi e sheh të realizuesh­ëm në 5 ditë. Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” zbardhi mbrëmë detaje mbi realizimin e programit politik të partisë së saj me të cilën do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha se LSI ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët. “Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, e pastër dhe e kthjellët në prezantimi­n e 5 prioritete­ve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë, mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet. Shqiptarët janë mësuar rëndom të shikojnë premtime, demagogji, slogane madhore, por në shtëpinë e tyre e kanë pasur të pamundur injektimin e tyre”, - deklaroi zj. Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së theksoi se nuk mund të thotë që është më i mirë se i zgjedhjeve të mëparshme, por është më i thjeshtë, emergjent dhe i shpejtë. “Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent. Shqiptarët asnjëherë më parë kaq keq. Çështja e liberalizi­mit të vizave dhe integrimi europian ishte një nga synimet e LSI. Dhe liberalizi­mi është realitet sot. Zgjedhjet e 2015 lokale treguan shumë qartë rolin e LSI sa i përket luajalitet­it ndaj partnerëve të saj, në marrëdhëni­et me zgjedhje e marrëveshj­et. Në të gjitha bashkitë e LSI, u be ‘deal’ mes PS e PD për të sabotuar kandidatët tonë. Bashkia e Lezhës, Vorës e Pogradecit e Mallakastr­ës. 8 fituan, kandiduan 28.Unë s’mund të vendos 200 prioritete, 5 janë. Stopim varfërisë”- u shpreh zj. Kryemadhi. Ajo foli edhe për dakordësin­ë në opozitë për taksën e sheshtë 9%. Kryemadhi kujton se taksën e sheshtë 9% e ka artikuluar LSI në 2004, dhe më pas Berisha ku erdhi në qeveri e implemento­i. Madje ajo thotë se taksa e sheshtë u mor nga një ish-vend komunist si Sllovakia. Sipas saj, pikërisht taksa e sheshtë që premton sot solli në qeverinë e PD formalitet dhe rritje ekonomike. Me qeverinë e PS ajo nuk ishte kundër taksës progresive, por sipas saj ajo nuk u realizua pasi po taksohen njerëzit më të varfër, dhe me më pak të ardhura. “”Në themelimin e saj konventa e parë kombëtare e LSI-së në 2004, për zgjedhjet e 2005 ishte prezantimi i 7 shtyllave kryesore të programit. Në atë kohë, anëtari i kryesisë Sokol Nako prezantoi taksën e sheshtë, për herë të parë taksa e sheshtë u artikulua nga LSI dhe në 2005 qeveria Berisha e aplikoi. Kjo erdhi si një praktikë që vinte nga Sllovakia që vinte nga një informalit­et, nga një ekonomi komuniste në atë të lirë. Taksa e sheshtë solli një formalitet të ekonomisë dhe rritje të ekonomisë dhe konsolidim të bizneseve. Kur ti fillon e konsolidon ekonominë, në 2013 ndryshoi edhe pse unë kam qenë kundër. Me taksën progresivi qëllimi ishte taksimi i të pasurve dhe jo të varfrit. Në logjikë dhe këndvështr­im çdo kush që e dëgjon për herë të parë, qoftë edhe filantrop, të cilët janë njerëzit më të pasur dhe që e grabisin më shumë shtetin me taksa thanë se janë dakord, që të taksohen të pasurit dhe jo të pasurit. Në fakt, ndodhi e kundërta. Kemi taksim të njerëzve më të ardhura më të pakta, kemi edhe taksim të dyfishtë, mjafton që të pyesim pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë që për shkak të krizës ekonomike janë të dypunësuar, taksohen dy biznese në të njëjtin vend me të njëjtën licencë, taksohen dy herë. Apo një çift pensionist­ësh që kanë mbaruar shkollim e fëmijëve të tyre, që taksohen për shkollimin, apo për biznese të tjera që taksohen për taksë gjelbërimi, taksë tabele, tavoline, karrige, ajri, uji që kanë shtuar buxhetin e familjeve. Bizneset që faktikisht dominojnë ekonominë shqiptare dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë lloj takse. Ne kemi gati 2 vite e gjysmë që diskutojmë për këtë program, e kemi testuar.”tha Kryemadhi. Ajo rrëfeu rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera. Kryemadhi konstaton se LSI është e vetmja parti në rritje në Shqipëri, përfshirë dhe partitë e mëdha. “Të gjitha partitë kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje, madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra”u shpreh kryetarja e LSI-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania