Gazeta Shqiptare

“Rrëzon kërkesën”, Gjykata Kushtetues­e rinis punën pas bllokimit disavjeçar

-

Gjykata Kushtetues­e mori dje vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Gjyqtarët dje zhvilluan seancën e parë dhe në shqyrtim morën kërkesën e gjykatës së Tiranës që kërkonte interpreti­m për anti-kushtetuts­hmërinë e nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale. Prej 2017 Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhomë këshillimi me një gjyqtar. Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetues­e vendosi që të rrëzonte kërkesën duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë. “Gjykata Kushtetues­e, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë i togfjalësh­it “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimi­t”, parashikua­r në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale (“KPP”), si dhe i togfjalësh­it “… i së njëjtës gjykatë”, parashikua­r në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetues­e vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimt­ar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikua­ra nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/ 2016",-mbyllet njoftimi i Kushtetues­es.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania