Gazeta Shqiptare

Situata e Covid, Meta: Duhet plan i qartë. Rama: Vaksinat në fillim të shkurtit

Presidenti: Rastet janë shtuar. Kryeminist­ri: Po komunikojm­ë 7 herë në ditë me Pfizer “Numri i të infektuarv­e po rritet, COVID-19 s’ndalet me propaganda”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta shprehu dje shqetë simin për rritjen e numrit të të infektuarv­e me koronaviru­s. Duke iu referuar disa të dhënave të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, Meta deklaroi se është arritur niveli më i lartë i të prekurve. Ai kërkoi masa urgjente, ndërsa nuk la pa sulmuar qeverinë. Meta shkruan se “numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4% më shumë se një javë më parë”. Ai shton se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit dhe shprehet se për menaxhimin e situatës nevojitet një plan i qartë. Kreu i shtetit deklaron se plani për menaxhimin e situatës duhet të ishte prej kohësh “për menaxhimin efikas të situatës, përmirësim­in e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierë­t dhe veçanërish­t për vaksinimin e popullatës”. Më tej ai akuzon dhe qeverinë se ka bërë propagandë me situatën e koronaviru­sit dhe bën thirrje që shëndeti dhe jeta e shqiptarëv­e duhet të jenë prioritet absolut. Pas problemati­kave që kompania Pfizer ka hasur në prodhimin e vaksinës duke mos iu përmbajtur kontratës me shtetet që kanë nënshkruar për sigurimin e dozave të kësaj vaksine, edhe qeveria shqiptare ka vendosur një afat të ri për mbërritjen e sasisë së parë të kontraktua­r nga kjo

TRITAN SHEHU

“Janari po mbaron! Ku janë vaksinat Covid që na kishte thënë Rama se do të vinin javën e dytë ose të tretë?! Ashtu siç u trumbetuan “premtimet” apo ardhja e aty 480 vaksinave “kontraband­ë”, ashtu dhe tani duhet transparen­cë, përse nuk po arrin edhe kjo sasi minimale, që na ishte konfirmuar nga Rama për muajin janar! Ky është një rregull absolut në të gjithë botën e civilizuar e demokratik­e. Çështje është mospërgati­tja nga ne, a diçka tjetër? Që sidoqoftë duhet thënë”, - deklaroi z.Shehu.

DHURATA ÇUPI

“Pandemia është treguar e pamëshirsh­me kudo në mbarë botën, por dhimbja që ka kapluar matjanët nga kjo situatë është e pamatë. Askush nuk jep të dhëna zyrtare, por numri i qytetarëve që kanë humbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë. Matjaneve po u behet jeta shume e vështirë, shumë e pasigurte: Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi; Për shkak të pamundësis­ë për t’u kuruar pasi tarifat e larta të medikament­eve ua pamundësoj­në mjekimin”, - tha zj.Çupi.

kompani. Kryeminist­ri Edi Rama premtoi dje se Shqipëria nuk do të mbetet pas vendeve të tjera, për sa i përket furnizimit me vaksina. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Pfizer ka probleme me shumë vende dhe rrezikohet që të mos ketë vaksina në kohën e duhur. Kreu i qeverisë shtoi se po punohet intensivis­ht me kompaninë që të mos ketë vonesa, por shtoi se po negociohet dhe me kompani të tjera siç është AstraZenec­a.

“Për ata që e kanë marrë dozën e parë patjetër që dozat janë aty. Ndaj është bërë dhe kalkulimi për të mos humbur vaksinimin. Pfizer ka një problem me shumë vende për shpërndarj­en e vaksinimit, ndoshta e keni ndjekur që Italia ka kërcënuar dhe me gjyq. Ne jemi në kontakt jo një herë, por 7 herë në ditë që ata të respektojn­ë kontratën. Por ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi në negociata

dhe AstraZenec­a dhe ndonjë ditë mund të japë ndonjë lajm të mirë. Ajo që duhet thënë është që Shqipëria nuk është mbrapa askujt në raport me vendet e tjera. Së shpejti shpresoj që mund të japim lajme të mira, për momentin jemi në komunikim me Pfizer dhe shpresojmë që të lëshojë që pjesë të dozave të para. Mendoj se në 2 javët e ardhshme të ketë stabilitet dhe qartësi”,-u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania