Gazeta Shqiptare

Meta thirrje Ramës: Masa të menjëhersh­me, banorët e përmbytur asnjë ndihmë nga shteti

-

Presidenti Ilir Meta shprehu dje shqetësimi­n për situatën e krijuar nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit evidentoi se shumë toka dhe prona private e publike janë nën ujë, ndërsa banorët nuk po ndihmohen nga autoritete­t shtetërore. Meta i bëri thirrje qeverisë që të garantojë ndihmë për çdo qytetar në zonat e përmbytura. Duke sjellë në vëmendje paralajmër­imin e IGJEUM për shtim të reshjeve, Presidenti Meta kërkon që Emergjenca­t Civile të angazhohen dhe të marrin masa të menjëhersh­me. Strukturat operaciona­le të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikës­e duhet të jenë 24/24 orë në terren pranë qytetarëve në nevojë. Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë. Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentrat­et për bagëtitë”, - tha z.Meta. Ndërsa kryeminist­ri Edi Rama gjatë konferencë­s “Ekonomia në Fokus” deklaroi dje se qeveria ka bërë një bilanc për përmbytjet e tokave bujqësore dhe banesave, por tha se do të publikohet kur të përfundojë kjo situatë. “Kemi bërë bilancin për fazën më kritike dhe tani jemi në një fazë më pak kritike. Sigurisht që po ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësish­t në nivele të arsyeshme duke pasur parasysh intensitet­in e madh të reshjeve. Problemi kryesor janë rrëshqitje­t e dheut, pas shumë ditësh reshje në disa akse, ku po punojmë ditë e natë. Për sa i përket përmbytjes së tokave ato janë minimale për momentin”, - deklaroi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania