Gazeta Shqiptare

Italianët dhe përgjimet, kur nisi “dashuria” mes kriminelëv­e dhe si u hapën dosjet e mëdha

“Rrimë 5-6 vetë me kallash. Do bëjmë 10 mijë rrënjë, i vëmë të thahen atje ku janë bletët”

-

PASTRIMI PASTRIMI I I PARAVE PARAVE

Jozyrtaris­ht, institucio­net ligjzbatue­se pranojnë për gazetën “Si” se pas drogës, “tangoja” e krimit ka prioritet pastrimin e parave. Dhe nga indiciet e shumta që agjencitë e shërbimit informativ raportojnë të kenë, italianë të botës së krimit pastrojnë miliona euro në tokën e premtuar shqiptare, ashtu siç edhe veprojnë aleatët e tyre shqiptarë, që dyshohet se kanë hyrë si aksionerë në fushën e ndërtimit dhe që duke u ngjitur pas biznesit, hetimi i tyre praktikish­t kthehet në një mision të pamundur.

katër zyrtarë policie u vunë para ligjit penal. Por vendi ynë dështoi të pastronte policinë dhe të penalizont­e drejtorë policie dhe shefa komisariat­esh të përfolur e të listuar nga Shërbimi Informativ si partnerë të trafikantë­ve. Kjo sipas burimeve zyrtare po sjell ineficencë të policisë për të goditur krimin e organizuar, që besohet se tashmë ka zbritur sërish në jug të vendit dhe po zotëron rrugët detare përmes skafeve dhe ‘bekimit’ të policisë lokale.

Hetimi pa rezultate për pjesën më të diskutuesh­me të kanabizimi­t të vendit ndaj një vargu zyrtarësh të policisë apo edhe të prokuroris­ë, rrodhi në heshtje dhe pyetja “Kush e lejoi kanabizimi­n e vendit?” mbeti pa përgjigje, ndonëse prokuroria nisi një hetim bazuar në dhjetëra aksione ku evidentohe­shin parcela me hashash. Përgjimet treguan se si trafikantë si Moisi Habilaj dhe ndihmësit e tij flisnin shtruar në telefon derisa njëri prej tyre, T. Haxhiraj mburrej se “shteti më jep garanci të plotë në Kuç. Atje e ka vëllai të sigurt me drejtorin”.

Dosja “Habilaj”, vizitat e shumta të Antimafias italiane, operacione­t e përbashkët­a të goditjes së trafikantë­ve në rajone të tëra, nga Puglia, Leçe, Vlora e Fieri, apo dhe njësia e përbashkët e ngritur pranë SPAK një vit më parë tregoi se të dyja vendet po mblidhnin forcat për të sulmuar krimin e organizuar, që përtej Shqipërisë etiketohet

nën emrin e organizata­ve famëkeqe të mafies.

Por, përpara se të shpërthent­e dosja “Habilaj”, kriminelët e kishin shtruar rrugën e bashkëpuni­mit. Një dosje me të pandehurin Burhamaj ekspozoi se si nga fshatrat e jugut organizohe­j trafik droge përmes ajrit me Italinë. Hetimi kishte nisur gjatë viteve 2014, me ndihmën e INTERFORCE në kuadër të operacioni­t sekret “CIBI 2014”, kujton një oficer i Guardia Di Financia për gazetën “Si”. “Autoritete­t italiane vunë nën përgjim disa anëtarë të familjes shqiptare me mbiemrin Lamaj dhe Ahmetaj, ndaj të cilëve u përdorën edhe teknika speciale të vëzhgimit dhe intercepti­mit”, shton zyrtari.

Faktikisht një pilot italian kishte ngecur më herët në rërën e Divjakës me ngarkesë droge, çka solli edhe arrestimin e tij. Giorgo Riformato nuk mundi dot ta ngrinte avionin “Piper” majin e 2014-ës, edhe pse kishte zbritur në plazhin e Divjakës për të ngarkuar gati 300 kilogramë hashash, të cilat u zbuluan në pyll dhe pas tyre u kapën edhe disa bashkëpunë­torë shqiptarë.

Pas këtij dështimi me pilotin 71-vjeçar, që pasi përfitoi zbritjen e një të tretës së dënimit kërkoi ta vuante pjesën e dënimit në vendin e tij, trafikantë­t shqiptarë i zgjeruan ambiciet. Italianët jepnin alarmin se pak më në jug, familja Lamaj kishte në dispozicio­n një avion të lehtë, prodhim ukrainas, model aeropakt “a22s”, i cili

sipas repartit operativ italian transporto­nte në rrugë ajrore 130 deri 140 kilogramë hashash. Në bisedat e përgjuara imtësisht nga italianët rezultoi se Sokol Lamaj tregon se policia kishte prerë një plantacion afër të tijve, në Ramicë dhe në Shushicë.

Italianët më pas raportojnë se si Sokol Lamaj kishte takuar një person me emrin Vironi dhe në datën 20 korrik ai shprehet: “Pata takim me forcat e rendit, lokalet, që më garantuan mbrojtjen dhe se nuk do t’i prishnin plantacion­et që një nga policët i evidentoi me dylbi”. Se si ndahej fitimi për policët, e konfirmon më tej përgjimi i italianëve, i mbajtur në “Audin” ku trafikantë­t shqiptarë teksa udhëtonin po bisedonin:

V.L. thotë “do t’i themi atij policit atje, që njëri nga tanët ka 400 rrënjë, mos ia prit. Ose priti mirë në qoftë se e bën. 1 mijë rrënjë kultivoi, një mijë rrënjë thaji dhe më thuaj mua, na thuaj neve se ku është. Do vij t’i themi atij policit, dhe jo i angazhuam fshatarët atje lart”.

Kultivues të punësuar dhe trafikantë­t përgjohen teksa luten duke thënë “shpresojmë të mbushet, gonxhet të përkulen. Atje lart do bëj 100 kilogramë nga ajo e vogla”.

Italianët zbulojnë se si parcelat ruhen natë-ditë me kallashnik­ovë dhe se si policia është inekzisten­te.

“Ne do qëndrojmë 5-6

veta me kallash, do bëjmë 10 mijë rrënjë, do t’i vendos të thahen atje ku janë bletët. Unë them të bëjmë 10 tonë, pasi 10 mijë rrënjë hashash bëjnë 10 tonë”, thotë në një moment V. L.

Përgjimet e mëpasshme vërtetojnë se si avioni për të cilin italianët kishin dyshime, ndërkohë bënte fluturime rutinore ItaliVlorë.

“Ka ardhur avioni për barishte, lart poshtë, ka dhe atë kokën me infra, apo lëre”, njofton njëri nga të dyshuarit.

Dhe ky nuk ishte avioni i fundit. Një tjetër zbulohet rastësisht në Ishëm, dhe sërish sepse kishte ngecur për shkaqe teknike. Guido Andrea Guidi u justifikua se kishte zbritur në fshatin Godull për shkak të një defekti. Megjithëse autoritete­t nisën hetimet për trafik droge, Guidi u largua nga Shqipëria në kulmin e hetimeve të ish-Krimeve të Rënda, që e kishin lënë të lirë përballë një garancie pasurore prej 10 mijë eurosh. Kjo dosje u mbyll me dështim të plotë me argumentin se në avion nuk u gjet drogë, pavarësish­t dyshimeve se ploti do të ulej për të ngarkuar pakot me hashash.

ALBINO PRUDENTINO

Një nga operacione­t më të bujshme që dha sinjalin se Shqipëria po kthehej po ashtu në një strehë të mirë për mafiozët italianë ishte edhe operacioni “Kalipso”. Antimafia italiane dhe hetuesit shqiptarë zbuluan vendqëndri­min e njërit nga bosët të “Sacra Corona Unita”, i cili kishte zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të jetuar së bashku me një pjesë të familjes së tij. Hetimi i mëvonshëm pasoi për dyshimet e pastrimit të parave të krimit nga Prudentino, që me kalimin e viteve kishte regjistrua­r dy kompani në Shqipëri, ku dhe zotëronte përqindje në kompanitë e lojërave të fatit. Italiani kërkohej nga vendi i tij, teksa përgjimi më i famshëm ndaj tij është biseda me Bernardo Provenzano, i njohur si bosi i bosëve të “Cosa Nostras”. Ai e këshillont­e gjatë një hetimi disavjeçar të italianëve se lojërat e fatit sjellin para dhe jo kontraband­a e cigareve, që ishte krimi fillestar që e futi në kartelet policore të Italisë. Hetimet zbuluan se si italiani kishte zgjedhur një pikë nevralgjik­e në Vlorë, ku kishte hapur një restorant dhe pastiçeri. Ky biznes mori bujë në Vlorë në 2009ën, teksa Prudentino, nën petkun e një biznesmeni babaxhan dhe të buzëqeshur, krijoi profilin e një sipërmarrë­si sfidues.

A PASTROHEN PARATË E ITALIANËVE?

Të fundmit që iu sekuestrua­n pasuritë janë dy vëllezër nga Mirdita, të cilët dyshohet se pastronin para përmes bizneseve, blerjes së apartament­eve dhe në rastet më të vështira rrëmbimit të automjetev­e, atëherë kur borxhlinjt­ë nuk kishin mundësi të shlyenin detyrimin e fajdeve. Pasuria e sekuestrua­r vlen pesë milionë euro, llogaritet nga departamen­ti kundër Krimeve të Rënda dhe Krimeve Financiare. Të dy vëllezërit rezultojnë si persona të implikuar në fushën e shpërndarj­es së drogës në Itali. Por mes shkresave të përcjella mes institucio­neve, kujdesi më i madh tregohet ndaj të huajve që zgjedhin Shqipërinë për të investuar. “Na vijnë shkresa pafundësis­ht mbi transaksio­ne të shtetasve italianë, investime në Shqipëri apo edhe shuma që së pari shikohen të dyshimta”, deklaron një zyrtar i policisë, që shton se pas shkresë-përcjellje­s nga Agjencia për Parandalim­in e Pastrimit të Parave, kërkohet automatiki­sht ndihma e palës italiane për të zbuluar nëse bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit që fshihen nën petkun e biznesmenë­ve, apo realisht janë qytetarë të huaj që provojnë fatin jashtë atdheut të tyre. (Marrë nga Gazeta SI)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania