Gazeta Shqiptare

Atentat në Vlorë, plagoset ish-anëtari i bandës së vrasësve me pagesë, Marjon Mitro

Shoqërohen 8 persona. Ish-polici bashkiak porositi atentatin me bombë ndaj ish-prefektit Dervishi 49-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje, gjendet i djegur mjeti “Land Rover” i përdorur nga autorët

-

ATENTATI

Paraditen e djeshme, Marjon Mitro i mbijetoi një atentati mafioz. Një mjet i llojit “Land Rover” i preu rrugën pranë bibliotekë­s në Vlorë dhe e qëlloi teksa ishte në lëvizje. Me një plumb në krah e një tjetër që e gërvishti në kokë, Mitro arriti të shkonte me këmbët e tij në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mjeti i atentatorë­ve është gjetur i djegur vetëm dy orë pas ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larjen e hesapeve mes bandave.

Policinë e Shtetit.

Mësohet se Mitro ka qenë pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të ‘killerit’ të rrezikshëm Julian Sinanaj. Mitro është arrestuar disa

ARRESTIMI

Marjon Mitro u prangos 6 vite më parë teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit, ndërsa u dënua fillimisht me 19 vite e më pas ish-Apeli i Krimeve ia uli në 8 vite burg. 49-vjeçari prej 1 viti ishte në liri, ndërsa nga ai moment ai kishte rinisur jetën në qytetin e Vlorës, pa qenë më një personazh mediatik dhe është liruar pa asnjë njoftim, edhe pse konsideroh­ej një person i rrezikshëm.

herë nga Policia dhe rezulton të ketë një sërë precedentë­sh penalë. Ai ka qenë dënuar më herët me tetë vite burg, si pjesë e grupit të titolit në Vlorë. Mitro është

arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ngjare e ndodhur në dhjetor të vitit 2013. Mina e telekomand­uar, ishte lidhur me aparatin e telefonit të tipit “Samsung”. Ky i fundit ka qenë i lidhur me dy detonatorë me lëndën plasëse C4, nëpërmjet të cilit jo vetëm nga një thirrje telefonike, por edhe nga një mesazh mund të përcillej rryma e nevojshme për të realizuar shpërthimi­n në automjetin e prefektit të Vlorës. Por mina nuk shpërtheu dhe Dervishi shpëtoi. Vetë ishprefekt­i deklaroi në atë kohë se atentati kishte të bënte me ndërtimet e paligjshme në atë zonë, por që preferonte ta linte pas të shkuarën. ‘Banda e tritolit’, në të cilën ai bën pjesë, është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD-së, Ardjan Kollozi. Për disa vite, Mitro ka qenë i punësuar si Inspektor në Inspektora­tin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania