Gazeta Shqiptare

Dje tentuan t’i eliminojnë “shokun”, kush është Julian Sinanaj që ka kryer më shumë se 20 vrasje e akte terroriste

-

VLORË – Marjon Mitro, personi që iu bë atentat ditën e djeshme, ishte pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të killerit të rrezikshëm Julian Sinanaj. Ky i fundit, është cilësuar gjithmonë si një killer mjaft i rrezikshëm dhe njihet si një nga ‘hitmanët’ më profesioni­stë që ka operuar në Shqipëri dhe në Greqi. Jeta e Sinanajt ndryshoi në momentin kur familja e tij, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë, vendosën që të emigronin për në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë nga Tepelena, vëllai dhe Juliani lanë qytetin e Elbasanit dhe u zhvendosën në Athinë për të nisur një jetë të re. Por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për familjen Sinani. Të përballur me problemet e para, çifti i bashkëshor­tëve vendosi që të ndahej, duke ndikuar te Juliani, tashmë një adoleshent. I treguar me gisht nga shoqëria, që e klasifikon­te si “shqiptari”, me probleme në familje dhe larg atdheut të tij, Juliani kthehet në nxënësin perfekt për mësuesin e tij rus. Me premtimin se do ta bënte vrasësin më të mirë me pagesë, instruktor­i i tij rus e merr shqiptarin nën tutelë dhe fillon me zbërthimin e karakterit të tij. Rusi gjeti te Juliani një person që mund të jetë vrasës gjakftohtë, inteligjen­t dhe i pavarur. Me perspektiv­a për një të ardhme të ‘ndritur’, Julian Sinanaj u përgatit për të përdorur në mënyrë ekselente armët. Ishte i aftë të qëllonte me të dyja duart dhe me të njëjtin precision, gjithashtu ishte i shpejtë në mbërthimin dhe në zbërthimin e armëve, duke shtuar edhe njohuritë që kishte për ndërtimin e tyre. Pas trajnimit, i ashtuquajt­uri “ujku i vetmuar”, për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas, kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qenë klientët e , vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij. I panjohur ende në treg por me metodën e tij të sofistikua­r për të eliminuar shpejt, pa gjurmë dhe gjakftohtë­sisht, Sinanajt i shkoi emri aty ku duhej. Për të folur me klientët e tij, ai hapte një adresë e-maili. Aty komunikoni­n klienti dhe “pastruesi”. Metodë e pastër dhe pa gjurmë. Fati i atyre që do të binin në dorën e Sinanajt vendosej në: beniecënve­të@gmail.com.

Por në një moment, kur Juliani e kishte ulur vigjilencë­n e tij, u prangos. Sigurisht që një “killer” është trajnuar edhe për të ndenjur “urtë”, por e dashura e tij jo. Ajo u thye dhe tregoi në Polici vendbanimi­n e tij. Aty efektivët gjetën çdo lloj arme, mina, tritol etj. Dhe sigurisht gjetën një bllok shënimesh me 20 faqe. Aty ishin shënuar të dhënat për të gjitha viktimat e tij; emri, ora e saktë e vdekjes, mënyra e eliminimit dhe fotoja e tyre.

Së fundmi, Sinanaj është zgjedhur për t’u bërë pjesë e një libri që do t’u dedikohet plotësisht të gjithë “kolegëve” të Sinanajt. Libri po shkruhet nga autori Andrea Galli dhe titullohet “Sicario”, ose shqip “Vrasësi me pagesë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania