Gazeta Shqiptare

Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat, merrte para në këmbim të lejeve të legalizimi­t

-

BERAT – Policia e Beratit ka vënë mbrëmë në pranga drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj. Mësohet se urdhri për arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it (SPAK), ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga blutë e Beratit, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”. Mësohet se 38-vjeçari u kap gjatë operacioni­t të koduar “Aluizni”, pas një hetimi 9-mujor, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”. Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucio­nin e ASHK-së Berat. Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, bëjnë me dije se, drejtori Ervin Nelaj akuzohet se, ka përvetësua­r shuma të konsiderue­shme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimi­t të pronave e banesave. Nelaj, prej 7muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat, pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNI-n e Beratit prej 8vitesh. “Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u. Pas një hetimi 9mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësua­r shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimi­t. Vijon puna për dokumentim­in ligjor të plotë të kësaj veprimtari­e kriminale dhe për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania