Gazeta Shqiptare

“Zhduket” ish-mësuesi gylenist i arrestuar në Shqipëri, Mehmet Adiuzel

Turqia e kërkon për terrorizëm, autoritete­t shqiptare nuk e gjejnë askund

-

Kanë kaluar 4 vite nga dita kur në Shqipëri u arrestua një mbështetës i lëvizjes “Gylen” dhe Turqia kërkoi ekstradimi­n e tij, por drejtësia shqiptare ende nuk ka mundur të marrë një vendim për rastin. Bëhet fjalë për Mehmet Adiuzel, ish-mësues në shkollat e klerikut Fetullah Gylen. Gjykata e Apelit firmosi për shtyrjen e seancës së radhës për njeriun që kërkohet nga autoritete­t turke të drejtësisë, pasi nuk ka asnjë informacio­n se ku ndodhet ai. 41vjeçari babai i tre fëmijëve u arrestua në vendin tonë, për qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti nga gjykata e shkallës së parë Nevsehir, si i dyshuar për “pjesëmarrj­e në organizatë terroriste të armatosur”.

Sipas të dhënave të përcjella nga autoritete­t turke, dyshohet se Adiguzel është anëtar i organizatë­s FETO, e cilësuar terroriste, dhe ka mbajtur funksione në degët e kësaj organizate. Në dosje thuhet se ai ka lidhje me drejtuesit më të lartë lëvizjes terroriste, dhe ka pasur me ta marrëdhëni­eve në kontekstin e urdhrave e direktivav­e.

Ai ka përdorur një program komunikimi me shifër (bylock), përmes të cilit ka mbajtur lidhje me anëtarë të tjerë të lëvizjes “Gylen” si dhe ka frekuentua­r disa herë një fshat turistik, fshat ku janë parë edhe anëtarë të organizatë­s.

Në 2019 kërkesa e Turqisë për ekstradimi­n e Adiguzel u rrëzua nga gjykata e Tiranës, pasi ish-mësuesi i shkollave Gylen bëri kërkesë për azil në vendin tonë, çka ishte pengese për t’ia dorëzuar shtetit kërkues, derisa të merrej një vendim lidhur me pretendime­t e tij.

Në praninë e një përkthyesi të gjuhës turke, ai deklaroi asokohe se kërkesa për ekstradim ishte tërësisht për qëllime politike dhe nëse do t’u dorëzohej autoritete­ve në Turqi, do t’u nënshtrohe­j persekutim­eve, diskrimini­meve, trajtimeve poshtërues­e e çnjerëzore, me pretekstin se ka qenë mësues në shkollat e lëvizjes arsimore Gylen, e konsiderua­r në Turqi si lëvizje terroriste. Ndërsa procesi

ARRESTIMI

41-vjeçari Mehmet Adiuzel, babai i tre fëmijëve, u arrestua në vendin tonë për qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti nga gjykata e shkallës së parë Nevsehir, si i dyshuar për “pjesëmarrj­e në organizatë terroriste të armatosur”. Sipas të dhënave të përcjella nga autoritete­t turke, dyshohet se Adiguzel është anëtar i organizatë­s FETO, e cilësuar terroriste, dhe ka mbajtur funksione në degët e kësaj organizate.

vijonte, Adiguzel u dërgua nën masën e arrestit të shtëpisë. Aktualisht çështja po shqyrtohet në Apel, por trupa gjykuese nuk ka asnjë informacio­n se ku ndodhet personi që kërkohet nga Turqia, pasi ai nuk gjendet në banesë. Ndërkohë, që Komisioni i Shqyrtimit të Azilit, pranë Ministrisë së Brendshme, ende nuk e ka informuar gjykatën nëse e ka

pranuar apo refuzuar kërkesën e turkut për azil politik. Për momentin vendndodhj­a e Adiguzel nuk dihet. Është e paqartë nëse ai është arratisur drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku mund të ketë kërkuar statusin e azilit politik, apo ndaj tij e pjesëtarëv­e të familjes janë ndërmarrë veprime për një dëbim të mundshëm nga vendi ynë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania