Gazeta Shqiptare

I vodhi 600 mijë lekë pacientit me Covid tek Infektivi, arrestohet infermierj­a e spitalit

-

TIRANË - Pak ditë pas arrestimit të sanitares Tire Alldervish­i, policia e Tiranës ka arrestuar një infermiere të spitalit Infektiv, e cila i vodhi paratë një pacienti pasi ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e koronaviru­sit. 30-vjeçarja Ronida Hysa, e cila banonte në Durrës u denoncua pak ditë më parë në emisionin investigat­iv “Stop” për vjedhjen e portofolit të një pacienti me koronaviru­s, si dhe kartën e tij bankare, teksa ky i fundit kishte ndërruar jetë. Kallëzimi u bë nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. Sipas denoncimit të 25vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë lekë të vjetër, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit. Bëhet fjalë për datën 25 dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesi­t ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetëso­re ishte përkeqësua­r. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesi­t sendet personale të babait. Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë lekë të vjetër, por kishin mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetër. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermiere­n, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt. 30-vjeçarja, e cila tashmë është e arrestuar dhe akuzohet për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdorua­r detyrën”, kishte pak vite që ishte pjesë e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi më parë punonte në spitalin e Durrësit. “Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K.D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19. Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë kanë organizuar punën për identifiki­min e autorit. Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigat­iv ‘STOP’”, njoftoi policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania