Gazeta Shqiptare

Qeveria merr vendimin për financimin e shërbimeve shëndetëso­re spitalore

Tabelat e plota mbi buxhetin sipas qyteteve, totali në shifrën mbi 24 milionë Lista e shërbimeve për qytetarët sipas spitaleve, kush përjashtoh­et

- Voltiza Duro

Qeveria ka vendosur financimin e paketës së shërbimeve të ofruara në spitalet publike nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shëndetëso­re.

"Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e këtyre shërbimeve që do të përfitojnë qytetarët në spitalet universita­re, rajonale, ato në nivel bashkie dhe në spitalet ditore. Gjithashtu, zbardhet edhe buxheti për shërbimet spitalore i cili kap shifrën 24,349,217 lekë. "Spitali e ushtron veprimtari­në e tij, në përputhje me standardet, treguesit e cilësisë e të performanc­ës, protokolle­ve të diagnozës e të trajtimit, të miratuara nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Buxheti për mbulimin e paketës së shërbimeve spitalore, sipas listës së shërbimeve që ofron çdo spital, ndahet sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidh­et këtij vendimi",-thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

PAGESAT PAGESAT PËR PËR MJEKËT MJEKËT

Numri i përgjithsh­ëm i punonjësve të spitaleve është 12016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universita­r të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi-Traumatolo­gjisë. Në vendim bëhet me dije se në rastet e mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithsh­ëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktim­in, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialist­ë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialite­teve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiari­sht me një bonus deri në 250 000 lekë në muaj. "Vlera e bonusit përcaktohe­t, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, trajtohet sipas shkronjës "e", të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për kontribute­t e detyrueshm­e dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetëso­r", të ndryshuar",-nënvizohet në vendimin e qeverisë. Mjekët e kontraktua­r, sipas pikës 17, të këtij vendimi, nuk e përfitojnë shpërblimi­n sipas shkronjave "a" e "b", të pikës 9/1, të vendimnr. 555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e strukturës dhe niveleve të pagave të personelit mjekësor, të punonjësve të tjerë me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjës­e për shëndetësi­në, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universita­r të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucio­net e ekzekutimi­t të vendimeve penale dhe spitalin përkatës", të ndryshuar. Numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universita­re miratohet nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Pagesa e tyre bëhet nga buxheti për shërbimet i spitalit. "Financimi i institucio­neve dhe i shërbimeve, të përcaktuar­a në shtojcën nr. 3, që i bashkëlidh­et këtij vendimi, bëhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, vetëm kundrejt shtesave përkatëse në buxhet, nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi nr. 42, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, "Për financimin e shërbimeve shëndetëso­re spitalore nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve të kujdesit shëndetëso­r për vitin 2020", të ndryshuar, shfuqizohe­t",-bëhet me dije në vendim.

KONTRATA ME SPITALET

Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetëso­re, të ofruara prej tyre. "Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r financon paketën e shërbimeve spitalore të kontraktua­ra me këto metoda: Buxhetim me zëra shpenzimes­h, për: paga dhe shpenzime të tjera lidhur me pagën e personelit; kontribute për sigurime shëndetëso­re e shoqërore të personelit; mallra e shërbime të tjera. Gjithashtu, financon edhe paketën e shërbimeve spitalore të kontraktua­ra me buxhetim global për pagesën e paketave të shërbimeve me çmime të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Buxhetimi global detajohet për çdo spital në zëra shpenzimes­h me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r financon spitalet, e rishikon financimin e tyre për këtë kontratë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administra­tiv, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësi­së e Mbrojtjes Sociale dhe/ose të strukturës së saj përgjegjës­e. Spitali është përgjegjës për zbatimin e buxhetit të kontraktua­r, sipas zërave të përcaktuar të buxhetit. Rishpërnda­rja e buxhetit ndërmjet spitaleve bëhet brenda një kufiri prej 3% të buxhetit të spitaleve, me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Një fond jo më i madh se 32% e buxhetit vjetor, i planifikua­r për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r për ta shpërndarë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit të Sigurimit të detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, përkatësis­ht, për: financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit; pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave; pagesat për kujdes shëndetëso­r në institucio­ne jopublike, brenda e jashtë vendit, sipas miratimit, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave; pagesat për kujdes shëndetëso­r, sipas marrëveshj­eve ndërkombët­are të nënshkruar­a; pagesa të shërbimeve të kryera për llogari të spitaleve publike nga operatorë të kontraktua­r nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, sipas legjislaci­onit për partnerite­tin publik privat; transferta për individët (mjekë specialist­ë). Shpenzimet kapitale për investimet në spitale mbulohen nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r vlerëson kërkesat e spitaleve (rajonale/bashkiake) për investimet dhe ia paraqet Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për miratim. Spitalet universita­re e paraqesin kërkesën për investime në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Burime të tjera financimi për spitalet janë fondet e krijuara nga të ardhurat e reit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania