Gazeta Shqiptare

Shifra të larta të COVID-19: 879 raste të reja pozitive brenda 24 orësh

"284 pacientë të shtruar, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 të intubuar" Humbin jetën 8 persona, shkon në 1332 numri total i viktimave

- Voltiza Duro

Situata lidhur me pan deminë COVID-19 në vend vijon të përkeqësoh­et. Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 879 raste të reja pozitive si dhe 8 humbje jete. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. "Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3605 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamzë, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastë­r, Përrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastë­r, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himarë, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol",-theksoi MSH. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

TË TË SHTRUAR SHTRUAR DHE DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve.

THIRRJA E MSH

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u është drejtuar qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregul- lat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbulli- met dhe duke ruajtur distancimi­n fizik; duke u kujdesur për higjienën vetjake, në mënyrë që të parandaloh­et përhapja e COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",iu bëri thirrje qytetarëve Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania