Gazeta Shqiptare

"Si e ndërtuam aerodromin ushtarak të Kuçovës me majorin rus Denjisenko dhe dy inxhinierë­t shqiptarë, të burgosur politikë"

Rrëfimi i Lavdosh Dules, i cili ishte diplomuar pranë Akademisë së Inxhinieri­së Ushtarake në Moskë

- Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e projektim it dhe ndërtimit të aerodromev­e ushtarake të Kuçovës dhe Rinasit në fillimin e viteve '50, të cilat u ndërtuan edhe me ndihmën e specialist­ëve rusë dhe punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë që punuan në ato vepra në kushte shumë të vështira. Dëshmia e rrallë e kolonelit në pension, Lavdosh Dule, i cili pasi kishte studiuar fillimisht në shkollën e mesme në degën Xhenio në Leningrad, dhe më pas ishte diplomuar pranë Akademisë së Inxhinieri­së Ushtarake në Moskë, për vite shërbeu në detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore në Tiranë, si kryeinxhin­ier e nëndrejtor i Institutit të Studimit dhe Projektime­ve Ushtarake etj., duke dhënë kontributi­n e tij në projektimi­n dhe ndërtimin e disa veprave të mëdha ushtarake, si: aeroportet ushtarake të Kuçovës, Rinasit, Gjadrit, Uzinës së Poliçanit etj.

"Në atë kohë asnjëri nga punonjësit e degës nuk ishte specialist për projektimi­n e aerodromev­e, dhe për më keq, të tre ishin vetëm me arsim të mesëm xhenierë, të mbaruar në Bashkimin Sovjetik. Nisur nga mungesa e kuadrove tona të specializu­ar për atë punë, Ministria e Mbrojtjes Popullore bëri kërkesë dhe nga Moska erdhi një inxhinier specialist i kësaj fushe. Ai quhej Denjisenko dhe mbante gradën e majorit. Nisur nga detyrat që do të kishte ai aerodrom, si dhe nga kushtet e terrenit, u vendos që të ndërtohej në fushën e Kuçovës në Urën Vajgurore. Për përpunimin dhe skicimin e vizatimeve teknike, u komanduan pranë degës sonë tetë gjeometra, të cilët në atë kohë kryenin shërbimin e detyrueshë­m ushtarak në reparte të ndryshme të Ushtrisë". Kështu e kujtonte fillimin e punës për ndërtimin e aerodromit ushtarak të Kuçovës, koloneli në pension, Lavdosh Dule, i cili pasi kishte studiuar fillimisht në shkollën e mesme në degën Xhenio në Leningrad, dhe më pas ishte diplomuar pranë Akademisë së Inxhinieri­së Ushtarake në Moskë, për vite me radhë shërbeu në detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, si kryeinxhin­ier e nëndrejtor i Institutit të Studimit dhe Projektime­ve Ushtarake etj., ku dhe doli në pension në vitin 1985. Por edhe pas viteve '90, edhe pse kishte afro 80 vite mbi supe, ai vazhdonte të punonte ende në profesioni­n e dikurshëm të inxhinieri­t projektues, për të cilin është diplomuar rreth gjysmë shekulli më parë në ish-Bashkimin Sovjetik. Madje me po atë pasion dhe vullnet si dikur, kur merrej me projektimi­n dhe zbatimin e aeroportev­e ushtarake, por ndryshe nga vitet e shkuara kur punonte në fushat e Kuçovës, Rinasit, Gjadrit etj., kolonelit në pension Dule, i duhej të studionte fizibilite­tin e disa prej akseve të rrugëve nacionale që ishin duke u ndërtuar në atë kohë. Por, ndryshe nga ajo gjë që i dukej thjesht rutinë, ai vazhdonte të kishte nostalgji për atë punë dhe djersë që kishte derdhur së bashku me shumë kolegë të tij, në ndërtimin e disa prej aerodromev­e ushtarake për të cilat rrëfente, në këtë intervistë që publikohet ekskluzivi­sht.

Zoti Lavdosh, a mund të na flisni diçka shkurtimis­ht për të kaluarën tuaj?

Unë kam lindur në vitin 1928 në qytetin e Vlorës dhe origjina e familjes sonë, e cila ka qenë një familje patriote dhe e lidhur tërësisht me Luftën, është nga fshati Tragjas. Pas mbarimit të shkollës fillore e asaj unike në Tragjas e Vlorë, unë ndoqa mësimet në 'Tregtaren' e Vlorës, të cilën e ndërpreva për arsye se dola partizan në Brigadën e 12-të Sulmuese. Menjëherë pas Luftës, u caktova si Sekretar

i Rinisë për Mesaplikun e Sevasterin dhe në vitin 1945 (pas mbarimit të shkollës së mesme për të gjithë ne që e kishim ndërprerë për shkak të Luftës), u dërgova në Bashkimin Sovjetik, ku studiova për Xhenier në Moskë e Leningrad. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1948, u ktheva në Shqipëri dhe u emërova si shef i Xhenios në Regjimenti­n IV të Gjirokastr­ës. Në vitin 1949, mora pjesë në luftimet e 'Provokacio­neve të Gushtit' dhe pasi u plagosa në Kamenik, u transferov­a në Vlorë, ku shërbeva deri në vitin 1952. Në atë vit më transferua­n në Tiranë, pranë Byrosë së Projektime­ve në Ministrinë e Mbrojtjes, ku punova deri në vitin 1959, kur shkova përsëri në Bashkimin Sovjetik për të studiuar pranë Akademisë së Inxhinieri­së Ushtarake në Moskë. Me prishjen e marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961, unë u ktheva në Tiranë dhe u diplomova në Fakultetin e Inxhinieri­së së Ndërtimit. Që nga viti 1961 e deri në vitin 1975, unë kam punuar në Byronë e Projektime­ve e më pas në Institutin e Studimeve dhe Projektime­ve

të Veprave Ushtarake të Mbrojtjes, ku kam shërbyer si kryeinxhin­ier e nëndrejtor i atij Instituti. Gjatë atyre viteve jam marrë me studimin e projektimi­n e një sërë veprash ushtarake, si aerodromet e Kuçovës, Rinasit, Gjadrit, uzinën e Poliçanit (zonën A nën tokë) etj.

Si i kujtoni fillimet e para të punës suaj si projektues aerodromes­h?

Në vitin 1951, udhëheqja e lartë e asaj kohe vendosi që Aviacioni ynë Luftarak të pajisej me avionë reaktivë tip 'Mig-15', por për fluturimin e tyre aerodromet ekzistuese ishin të papërshtat­shëm. Për këtë arsye u vendos që të ndërtohej një aerodrom i ri, dhe detyra për projektimi­n e tij iu ngarkua Degës së Fortifikim­it pranë Drejtorisë së Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Ajo degë, e cila drejtohej nga kapiteni i parë, Pandi Dushku, kishte dy seksione: të Fortifikim­eve dhe të Aerodromev­e, të cilat drejtohesh­in nga shefat përkatës, Et'hem Muço dhe Remzi Erebara. Et'hemi në vitin 1952 u transferua në një detyrë tjetër dhe në vend të tij u caktova unë.

A kishit njohuri për ndërtimin e aerodromev­e ushtarake në atë kohë?

Në atë kohë, asnjëri nga punonjësit e degës nuk ishte specialist për projektimi­n e aerodromev­e dhe, për më keq, të tre ishin vetëm me arsim të mesëm xhenier, të mbaruar në Bashkimin Sovjetik. Nisur nga mungesa e

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania