Gazeta Shqiptare

Zonja e “krisjeve”, minarja e xhamisë së Et’hem Beut dhe bypass-i i Gjirokastr­ës

- Kreshnik Merrxhani*

Profesiona­lizmi për ballë militantiz­mit kamikaz! Në 2015-ën, Agjencia Kombëtare për Planifikim të Territorit me kërkesë të Ministrisë së Kulturës do të organizont­e konkurs “ndërkombët­ar” për Bypass-in e Gjirokastr­ës, i kërkuar në projektdet­yrë të jetë në periferi të Zonës së Mbrojtur (e aspak në Qendrën Historike), por i miratuar varianti që ndërtonte bash mu në mes të Qendrës Historike.

Zonja e “krisjeve” ishte në juri në rolin e anëtares, për shkak të pozicionit si kreu i Institutit të Monumentev­e.

Pasi prezantuan ata që u shpallën fitues pa u mbyllur konkursi, zonja në fjalë shtroi një pyetje:

- A prishen monumente nga projekti që propozoni ju?

Projektues­it i thanë: Jo. Zonja e “krisjeve” i falënderoi dhe me kaq e mbylli diskutimin.

Në fakt, në variantin e parë të Bypass-it prisheshin 2 monumente; në atë final, të ndryshuar pas konkursit, plot 3 monumente.

Zonjës së “krisjeve” i mjaftoi vetëm fjala e prezantues­ve dhe nuk kërkoi që prej tyre të jepeshin argumente teknike e grafike se ku kalon gjurma e rrugës së propozuar mbi hartën ku shënohen monumentet dhe aty të diskutohej nëse prishen apo jo monumente.

Zonja e “krisjeve” kishte ardhur me mendjen të mbushur, dhe prandaj nuk i duheshin sqarime dhe as kërkonte e as i interesont­e t’i dinte.

Një profesioni­st në kreun e IMK-së do ta kishte të qartë se vetë pozicioni në Qendër Historike ishte i dëmshëm, pale më që prisheshin direkt monumente.

Sot që shkruajmë, zonja e “krisjeve” ka miratuar “sondazh arkeologji­k” për një tjetër Bypass në Gjirokastë­r, pa i treguar asaj (në këtë rast projektues­i është Bashkia Gjirokastë­r) as planin e qarkullimi­t, as gjurmën e plotë dhe as arsyet pse planifikoh­et të ndërhyhet kaq brutalisht (s’e di si një Bashki mundet ta bëjë këtë, por kjo një tjetër temë).

Kështu, zonja e “krisjeve” as që do t’ia dijë nëse minarja e xhamisë është në rrezik! E rëndësishm­e është që punët e mbyllura më parë të mbyllen deri në fund dhe që propaganda të vazhdojë.

Unë mendoj që ne s’kemi pse merremi më me “formimin” e një personi që në Gjirokastë­r miraton Bypass-e dhe heq 250 monumente nga lista, në Koman del e flet se duhet të kalojnë shtylla të tensionit të lartë mes përmes zonës së mbrojtur, në Durrës miraton Velierën e në Tiranë dopjo firmos shembjen e Teatrit Kombëtar, një herë si Drejtoresh­ë e IMK-së, një herë si anëtare e Këshillit Bashkiak. Ndoshta edhe si Drejtoresh­ë e Përgjithsh­me e Trashëgimi­së,

sepse i ka këmbyer pozicionet do herë.

Prandaj, me shumë rëndësi është që Institucio­nin e Monumentev­e që zonja e “krisjeve” e la pa emrin e themeluesi­t, ta restaurojm­ë. Në këtë rast, quhet: ndërhyrje restaurues­e çliruese. Kjo ndërhyrje heq pjesë të shtuara pa kriter nga një monument, të cilat cenojnë rëndë integritet­in strukturor të tij dhe vlerat e tij.

*Arkitekt

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania