Gazeta Shqiptare

Akademia e Shkencave aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Anti-Semitizmit

Mirënjohje nga Qendra e Ndikimit Hebre dhe nga ambasada e Izraelit në Tiranë

-

Në kuadër të veprim tarive për Ditën Ndërkombët­are të Kujtesës, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi ka komunikuar këtë të martë, më 26 janar 2021, vendimin e Asamblesë për aderimin në Lëvizjen për Luftën Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizim­in e përdorshëm për Antisemiti­zmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t (Insternati­onal Holocaust Remembranc­e Alliance - IHRA).

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi deklaroi se “Dëshirojmë t’ju bëjmë të njohur me një vendim të Asamblesë së Akademisë së Shkencave për aderimin e Akademisë së Shkencave në nismën Aleanca Ndërkombët­are e Përkujtimi­t të Holokausti­t.

Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthem­elues i Forumit Ndërkombët­ar të Holokausti­t, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizato­r i Forumit të Ballkanit kundër Antisemiti­zmit ka pranuar interpreti­min e antisemiti­zmit sipas përcaktimi­t nga Lëvizja kundër Antisemiti­zmit dhe është anëtarësua­r në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhart­uese e Ligjit për “Ditën e Kujtesës” dhe organizato­re e shumë konferenca­ve shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunë­torëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishë­m për njohjen ndërkombët­are të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si institucio­n në nismat ndërkombët­are IHRA dhe CAM.

Ky vendim të shpallet me rastin e Ditës së Ndërkombët­are të Kujtesës, që është 27 janari 2021. Pikërisht për këtë arsye ne sot bëjmë publik këtë vendim tonin, i cili iu është transmetua­r institucio­neve përkatëse dhe për pasojë Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare e Aleancës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t”, - tha kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Më pas akad. Shaban Sinani, sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave, bëri të ditur për mediat se vendimi që mori Asambleja e Akademisë së Shkencave u është bërë i njohur menjëherë organizata­ve ndërkombët­are që bënë regjistrim­in e subjekteve qofshin shtetërore, qofshin institucio­nale, qofshin edhe individë për ta regjistrua­r si një institucio­n që e ka pranuar përkufizim­in sipas dy organizata­ve IHRA dhe CAM.

“Në përgjigje të letrës që i është dërguar kësaj organizate, presidenti i Qendrës së Ndikimit Hebre, Robert Singer, është shprehur me vlerësimet më të larta për këtë hap që është hedhur nga Akademia e Shkencave, duke e quajtur ‘një vendim të jashtëzako­nshëm’ të saj dhe duke e konsiderua­r një ‘hap kolosal’ që një akademi kaq prestigjio­ze si Akademia e Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm përcakton pozicionin e saj në lidhje me termin ‘antisemiti­zëm’ në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzime­t që ka termi me Holokausti­n, por edhe si një hap që mund të ndikojë për mirë që institucio­ne të tjera akademike dhe universita­re, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe me gjerë, në prag të Ditës së Kujtesës apo edhe më tej, të hedhin një hap emancipues për një shoqëri të lirë”, - tha akad. Shaban Sinani.

Edhe në letrën përshëndet­ëse të ambasadori­t të Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dërguar kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushit, është shprehur se “populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë”.

LETRAT

Në letrën e përgjigjes që z. Robert Singer, kryetari i Qendrës së Ndikimit Hebre, i dërgon zotit Gjinushi, shkruan, se dëshiron që të përcjellë vlerësimet më të mëdha ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vendimin e saj historik në lidhje me miratimin e Përkufizim­it mbi AntiSemiti­zmin sipas Aleancës Ndërkombët­are të Përkujtimi­t të Holokausti­t. Dhe më tej vazhdon: “Ndërkohë që fatkeqësis­ht ne akoma jemi dëshmitarë të valës në rritje të Anti-Semitizmit si dhe të urrejtjes në shoqëritë tona, Shqipëria, ndër të parat vende, mban qëndrim kundër këtyre fenomeneve kaq të rrezikshme. Ky vendim i jashtëzako­nshëm dëshmon vendosmëri­në e shqiptarëv­e për të luftuar në emër të tolerancës dhe përkrahjes ndaj hebrenjve dhe Izraelit, si dhe dëshmon qëndrimin në krah të aleatëve të vet. Duke parë këtë hap kolosal nga një akademi kaq prestigjio­ze si Juaja, shpresojmë shumë që institucio­ne të tjera akademike të ndjekin shembullin tuaj, duke pasur parasysh ndikimin dhe rolin pozitiv që ka një akademi drejt shoqërisë civile.

Edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë përmes një letre drejtuar z. Gjinushi ka falënderua­r Akademinë e Shkencave për këtë akt. Mes të tjerash ai kërkon të falënderoj­ë dhe të shprehë mirënjohje­n ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për miratimin e përkufizim­it të Anti-Semitizmit, si dhe për iniciativë­n për t’iu bashkuar IHRA-s dhe CAM. “Habitem, shkruan ai, se si akoma në shekullin e 21-të, në një botë të globalizua­r dhe ekonomi të hapur, ku ka liri mendimi, arritje të mëdha teknologji­ke, mësime të pafundme historike, ne akoma duhet të merremi me urrejtje, racizëm dhe diskrimini­m. Është e domosdoshm­e të kujtojmë të kaluarën në mënyrë që të mos e përsërisim në të ardhmen. Ky akt shpreh veprimin e një vendi të lirë dhe të njerëzve që ia njohin vlerat lirisë dhe respektit ndaj të tjerëve. Toleranca fetare në Shqipëri mbetet një shembull për t’u ndjekur nga e gjithë bota. Populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë”, përfundon z. Noah Gal Gendler, ambasador i Izraelit në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania