Gazeta Shqiptare

Ndrangheta: zhurma dhe shqetësimi ynë real

- Nga Fatos Çoçoli

... një “shoqërie burrash të nderit”. E krijuar tre shekuj më parë, në vitin 1790, organizata u modernizua në strukturë 30 vjet më parë dhe ua ka kaluar në vlerë të tregtisë së drogës dhe investimev­e dy organizata­ve të tjera mafioze italiane, “Cosa Nostra” (në shqip “Gjëja jonë”) dhe “Camorra”. Ndryshe nga Cosa Nostra dhe Camorra që kanë struktura qendrore dhe një piramidë drejtimi, Ndrangheta është shumë e shpërndarë në dhjetëra klane, familje mafioze. Është shumë e fshehtë dhe vepron brenda kodeve të rrepta të nderit, të cilat janë ngulitur thellë në vlerat shoqërore të Kalabrisë. Ajo ka ndërtuar një reputacion mbi dhunën e grindjeve dhe hakmarrjev­e të saj, besueshmër­inë e bashkëpunë­torëve të saj të biznesit, ndikimin e saj politik dhe praninë e saj globale. Struktura mafioze të cilës i frikësohen më shumë qytetarët italianë sot është pikërisht kjo organizatë. Në kohën e pandemisë ka rritur ndjeshëm pronat e saj, duke blerë lirë qindra bare, restorante, hotele dhe motele të mbyllura për shkak të lockdown(mbylljes totale në mars-maj 2020). Ndrangheta pastron paratë e drogës në ndërtim, investon në jug në spitale lokale, arsim, objekte sociale dhe në aktiviteti­n bankar. Vëllimi i saj i punëve dhe investimev­e i kalon 50 miliardë eurot në vit, ose katër herë sa prodhimi kombëtar i Shqipërisë. Ky grup mafioz nga jugu më i thellë i Italisë, duket se është kudo në Evropë dhe në botë. Ndrangheta dominon tregtinë e drogës më të shtrenjtë, kokainës, dhe e ndan biznesin me grupin mafioz meksikan të El Chapo-s, duke ruajtur një prani të vazhdueshm­e në vende të tilla si Gjermania, Zvicra, Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Biznesi dhe interesi kryesor i Ndrangheta-s për të investuar miliardat e eurove dhe dollarëve të fituara prej saj është në këto vende, jo në Shqipëri. Ndrangheta e di se, edhe sikur të provojë të sjellë për pastrim vetëm 1 miliardë euro te ne, do të binte shumë në sy. Prandaj dhe zhurma për gjoja sprovë të fortë të futjes së kësaj organizate mafioze italiane te ne është vetëm dhe thjesht zhurmë! Ndërsa gjyqi që do të nisë shpejt në

Itali për të 355 të akuzuarit si anëtarë të saj dhe si zyrtarë të korruptuar të shtetit italian, është gjyq serioz. Prokurori italian Nicola Gratteri që drejtoi hetimin 4-vjeçar, që ka tridhjetë vjet që heton këtë organizatë mafioze dhe jeton nën mbrojtjen e policisë, nuk është prokuror i zakonshëm. Është pasardhës i gjykatësve heronj të Italisë, Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone, të vrarë nga Cosa Nostra 29 vjet më parë. Por në grupin e 355 të akuzuarve, vetëm 1 është shqiptar. Dhe ai me një rol të dorës së tretë në organizatë. Kjo është arsyeja që ‘dushi’ i akuzave për përfshirje të politikanë­ve dhe shtetarëve tanë në punët e Ndrangheta-s, pas thashethem­eve të regjistrua­ra nga prokuroria italiane të katër mafiozëve të vegjël të organizatë­s, të infiltruar në Tiranë si sipërmarrë­s, është nga ata që të shpëlan pa të lënë gjurmë. Gjyqi do të vazhdojë dy vjet në Itali. Te ne do të ketë kohë të bëhet sërish kryelajm(sikurse po bëhet tani), në këta tre muaj përpara zgjedhjeve dhe pastaj të shuhet si shumë zhurma të tjera. Shqetësimi

i vërtetë qëndron te depërtimi i parasë së krimit dhe trafiqeve të paligjshme të mafiozëve tanë në strukturat më kapitare të ekonomisë sonë. Paraja që vjen nga kokaina dhe drogat e tjera të forta është në vlerë me dhjetëra herë më e madhe se ajo nga thasët e kanabisit. Duke u bazuar në bilancet e drogës së kapur në dy vitet e fundit para pandemisë 2018-2019 në Itali, Holandë, Britani të Madhe dhe Belgjikë, me origjinë nga Shqipëria, arrihet në një shifër rreth 120 milionë euro. Nëse u besojmë opinioneve të punonjësve të Policisë italiane se droga e kapur nga Shqipëria nuk përfaqëson as një të dhjetën e asaj që qarkullohe­t, del një shifër e frikshme 1.2 miliardë euro të qarkulluar­a nga mafiozët tanë. Të paktën gjysma e kësaj shume qëndron në Shqipëri. Pra, ekonomia jonë ka një presion për të “akomoduar” 250-300 milionë euro para të pista çdo vit. Por a po bie ndonjë kambanë alarmi për rrezikun e infektimit në masë të ekonomisë sonë nga paratë e krimit? Është një mal me para që kërkon të pastrohet menjëherë. Që nuk ngopet dhe nuk ezaurohet nga dyqane, butikë, restorante, motele, hotele. Për më tepër që tani ritmi i shtimit të tyre ka rënë, për arsye të një ngopjeje të sipërfaqev­e në qytetet tona dhe pandemisë. Policia jonë ka nevojë të ketë një superstruk­turë, njëlloj si OFL, por që të gjurmojë paratë e pista kudo ku përpiqen të hyjnë, dhe jo të niset vetëm nga emrat me precedentë penalë, për të parë dhe sekuestrua­r pasuritë e tyre dhe të të afërmve të tyre. Agjencitë dhe strukturat qeveritare që luftojnë pastrimin e parave te ne ngjajnë tejet të izoluara, pa ekspertizë­n dhe fuqinë e duhur për të zhbiruar paranë e krimit. Këtë e vërteton fakti se, deri tani, ato nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë për opinionin publik qoftë edhe një rast të vetëm të rëndësishë­m të “injektimit” të miliona eurove para droge në ndërtimet apo aktivitete­t e tjera të biznesit formal në Shqipëri. Krimi dhe trafiku i drogës te ne nuk do të arrihet të luftohet ndonjëherë me efektivite­t, në rast se nuk kufizohen fort rrugët dhe autostrada­t e pastrimit të parasë kriminale (por jo me prejardhje nga Ndrangheta, se nuk ka!).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania