Gazeta Shqiptare

Reagime të shumta nga bota e futbollit Prapaskena­t e largimit të Dedes

-

Tirana mbeti pa trajner dhe zv.trajner pak përpara fillimit të sfidës përballë Laçit. Doli në pah se ka pasur një krisje mes presidenti­t Halili dhe trajnerit Nevil Dede. Tashmë kanë dalë detaje të reja nga episodi “unik” në futbollin shqiptar. Mësohet nga “Panorama Sport” se Tirana e nisi nxehjen me lojtarët që trajneri Dede kishte planifikua­r për të hedhur në fushë nga minuta e parë e sfidës. Por, përveç njëmbëdhje­tëshes titullare, në nxemje ka qenë edhe Richard Danso. Ky i fundit ishte aty sipas asaj që kishte thënë drejtori Tefik Osmani. Në momentin e përgatitje­s, Dede hyn në stadium, por menjëherë sapo sheh Danso në nxemje, ai largohet papritur. Ka qenë një telefonatë mes trajnerit dhe drejtorit sportiv, ku ky i fundit i ka thënë Dedes se i sugjeron futjen e Danso në vend të Kukës. Këtë gjë, Tefik Osmani ia kishte komunikuar delegatit të ndeshjes dhe u shënua në formacion. Kjo gjë duket se e ka acaruar Deden, që shkon menjëherë te delegati për të ndrequr gabimin, por Osmani insiston që afrikani të aktivizohe­t. Më pas, Dede ka pasur një takim me Halilin për këtë çështje dhe pastaj është larguar. Ekipin e drejtoi

Tefik Osmani. Ndërkohë, është mësuar se krisja e trajnerit me drejtuesit të ketë nisur shumë më herët. Bëhet fjalë për transferim­in e bujshëm të finlandezi­t Vairinen. Raportohet se Dede nuk ka qenë i kënaqur me transferim­in e sulmuesit dhe ka qenë klubi që ka firmosur me lojtarin pa dëshirën e trajnerit. Pas gjithë kësaj, ka pasur edhe reagime nga personazhe të njohur nga bota e futbollit. Ishte trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro, i cili u shpreh: “Është një rast unikal që ndodh, në Shqipëri çfarë nuk ndodh. Unë them që nuk ka ndikuar, sepse gjysmë ore më para, ish-trajneri ka përgatitur gjithë javën skuadrën. E shkëpus këtë rast, nuk është normale, jam trajner vetë. Akoma më shumë kur ndodh ndaj një ish-futbollist­i serioz dhe me personalit­et në futbollin shqiptar, këta të degjeneroj­në figurën. Nuk duhet ta ulim personalit­etin fare. Më ka bërë përshtypje si qëndrim. Është njeri serioz”. Vetë presidenti Halili ka thënë se ai ndërhyn në formacion “kur t’i dojë qejfi” dhe se e bën këtë gjë prej 20 vitesh. Ai ka pasur përplasje edhe me Astrit Hafizin, duke e fyer këtë të fundit e duke thënë se nga e kaluara e tij, ai nuk shkon më në Shkodër, sepse do ta hedhin në lumin Buna. Kjo deklaratë e presidenti­t të bardhebluv­e vjen pasi Hafizi e kritikoi Halilin, duke i thënë se nuk mund të ndërhyjë në punët e trajnerit dhe se kohët e fundit ai ka shkarkuar shumë trajnerë. Sipas tij, nuk mund të vazhdohej duke thënë se luan Kuka apo nuk luan Halili, dhe se kjo është puna e trajnerit. Deklaratav­e të presidenti­t të klubit u është përgjigjur sërish Hafizi, duke u shprehur: “Mënyra e të folurit me Halilin tregon se çfarë diference kam unë me atë. Kush jam unë për Shkodrën dhe kush është ai për Tiranën, e dinë shumë njerëz. Djali i tij duhet të vlerësohet nga ana sportive. E ka marrë në qafë djalin. Ai është gangrena. Halili nuk e kupton deri ku arrin, sepse nuk e kupton, nuk vjen nga fusha e futbollit. Kaq e ka intelektin, nuk e ka më tepër. Halili nuk e do Tiranën, e ka bërë pronën e tij”. Ndërkohë, janë 3 emra në listë për postin e trajnerit. Bëhet fjalë për Alban Bushin, Skënder Gegën dhe Bledar Devollin. Trajneri i Shpresave nuk duket si një mundësi, pasi duket se ka frikë se mund t’i ndodhë e njëjta gjë si Dede. Ai ka thënë: “E vërteta është se kam qenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Tirana-Laçi me synimin për të vëzhguar disa lojtarë që kam te Shpresat. Megjithatë, me sinqeritet mund të them se nuk kam pasur asnjë bisedë me drejtuesit e Tiranës. As nuk e mendoj fare këtë që po përflitet. Si tifoz, më vjen keq për këtë situatë”. Mbetet për t’u parë kush do të jetë trajneri i ri i bardhebluv­e, por një gjë është e qartë: kushdo që të jetë, do të mendohet mirë përpara se të ulet në stol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania