Protesta kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës së ujit në Mirditë, arrestohen organizatori dhe 3 të rinj nga Kosova
Meta në mbështetje të banorëve: Të ndalet masakra ekologjike! Thirrje prokurorisë të hetojë Policia: Tubimi, ishte i paligjshëm. 30 persona procedohen në gjendje të lirë
Pas protestës së zhvillu ar mesditën e së dielës në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë të Mirditës, ku u bllokua “Rruga e Kombit” për rreth 20 minuta, janë arrestuar katër persona. Mësohet se në pranga kanë përfunduar organizatori i protestës së paligjshme, Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë si dhe Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë. Ata u shoqëruan dy ditë më parë, ndërsa dje u vendos masa e arrestit ndaj tyre, ndërsa 30 protestues të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Banorët e fshatit Thirrë të Mirditës kanë zhvilluar disa prostata duke bllokuar dhe herë të tjera Rrugën e Kombit pasi kundërshtojnë ndërtimin një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Ata shprehet se nuk janë dakord me ndërtimin pasi dëmtojnë mjedisin dhe shkatërrojnë burimet ujore të zonës, ndërsa hedhin akuza se firmat e tyre janë falsifikuar sikur ata kanë qenë dakord me ndërtimin e tyre. Banorët shprehen se kompania private vijon me hedhjen e betonin dhe ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit pavarësisht protestave. Ata shprehen se i janë drejtuar edhe institucioneve përkatëse për të ndalur këtë gjë, por sipas banorëve si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen. Mesditën e së dielës, ata bllokuan rrugën e Kombit për rreth 20 minuta duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në aksin Milot-Morinë, ndërsa janë përplasur edhe me policë, e cila kishte krijuar një kordon për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Në këtë protestë janë bashkuar edhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, të cilët kërkonin anulimin e këtyre projekteve, pasi dëmtohen burimet
PROTESTA KUNDËR HEC
Dy ditë më parë, banorët e fshatit Thirrë të Mirditës dolën në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali dhe një fabrike uji. Ata akuzojnë shtetin për vjedhje të pasurisë së përbashkët, ndërsa shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin. Sipas banorëve askush nuk është konsultuar me ta për këto ndërtime. Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë e anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova. Protesta u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.
REAGIMI REAGIMI I I MARK MARK MARKUT MARKUT
Drejtuesi i politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Mark Marku ka dalë në mbështetje të banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit. Marku deklaroi se burimet natyrore të zonës duhet të shfrytëzohen nga vetë banorët dhe në rast ndërtimi duhet të bëhet me konsensusin e tyre.
“Burimet natyrore duhet të shfrytëzohen nga banorët e zonës ose me konsensus të tyre. Personalisht, si drejtues politik i qarkut Lezhë dhe gjithë kandidatët e Partisë Demokratike janë plotësisht në mbështetje të banorëve të zonës”,- tha Marku
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E.B., 22 vjeç, E.B., 21 vjeç dhe Ç.G.,22 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të
paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Ndërkaq, në lidhje me protestën në fjalë ka reaguar dhe presidenti i republikës, Ilir Meta.
REAGIMI I PRESIDENTIT ILIR META
Ai ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët u ngritën dje në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe të një fabrike uji në zonën e tyre. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit bëri thirrje që kjo masakër ekologjike të ndalet menjëherë. Mes të tjerash Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet flagrante.
“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!
25 prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”,-shkruan Meta.