Hetimi për kokainën “El Mejor”, si u arrestuan dy administratorët e kompanisë “Massabi Fruits”
DURRËS - Në magazinën “Massabi Fruits”, supozohej se do të vinin 143 kg kokainë, por që u kapën dhe u sekuestruan në portin e Durrësit.
Dy administratorët e kësaj kompanie, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, u vunë në pranga pas kapjes së sasisë së drogës dhe ditën e martë pritet të njihen në gjykatën e Durrësit, me masën e sigurisë. Ata kanë mohuar që të kenë lidhje me kokainën e fshehur në kontejnerin me banane që do të shkarkohej në kompaninë e tyre, në Kombinat në Tiranë. Megjithatë, hetimet e kryera nga SPAK dhe prokuroria e Durrësit, çuan në arrestimin e kushërinjve, Xibraku dhe Peti. Policia ka pasur informacion më herët që në një kontenier që ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, fshihej kokaina. Së bashku me autoritetet doganore dhe portuale, e kaluan në kontroll të imtësishëm kontejnerin dhe në tavanin e tij u gjetën rreth 200 pako të mbështjella ku
DROGA DROGA PËR PËR 3 3 GRUPE GRUPE KRIMINALE KRIMINALE
Tani policia dhe prokuroria po përpiqen të kuptojnë rolin e dy personave të arrestuar në blerjen e 143 kileve të kokainës dhe mbi të gjithë se kush janë gjithë financuesit e kësaj sasie të madhe droge. Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Ndërkaq, policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.
në një pjesë prej tyre shkruhej “El mejor”, e përkthyer në shqip, “më e
mira”. Kontejneri ishte ngarkuar në Ekuador, në anijen e quajtur “Dance”, me flamur portugez, dhe në port menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku më pas i është nënshtruar kontrollit të detajuar në skaner. Me arkat me banane, të cilat kompania Masabi Fruits i ngarkonte në Ekuador, e që më pas i sillte në magazinat në Kombinat, të shtunën u tentua që të kaloheshin edhe 143 kg kokainë së bashku me to. Kjo linjë trafiku, e me të njëjtën skemë për fshehjen e drogës në banane, u zbulua fillimisht në shkurt të 2018-ës, ku Arbër Çekaj, tentoi të kalonte 613 kg kokainë. Të njëjtën gjë, e përsëriti edhe babai i tij 3 vite më pas. Në 1 prill, në kontejnerin e kompanisë së tij, u gjetën të fshehur në shasi, 49 kg kokainë.
Kryesisht, ngarkesat që kanë për origjinë, Kolumbinë dhe Ekuadorin, autoritetet portuale, i kanë nën mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të trafikimit të lëndëve narkotike.(Marrë nga Top Channel)