Gazeta Shqiptare

Socialisti gris teserën e PS, Basha: Socialistë­t janë vëllezërit dhe motrat tona

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me qytetarë e biznese në Paskuqan. I shoqëruar nga i deleguari i PD-së për këtë zonë, Flamur Noka, Basha takoi dhe dy socialistë të cilët deklaruan se janë të zhgënjyer me qeverisjen e sotme. Dy anëtarët e PS-së deklaruan se do të bashkohem me PD-në dhe prenë me gërshërë kartat e anëtarësim­it të PS-së. Basha i siguroi ata se do të punojë për bashkimin e shqiptarëv­e dhe falënderoi anëtarët e PS-së për vendimin që ata morën dhe që e bënë publik. “Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojnë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Socialistë­t janë vëllezërit dhe motrat tona”, - theksoi Basha. Kreu demokrat vijoi takimet me biznesmenë të vegjël në zonë, ku kërkoi prej tyre që në 25 prill të votojnë PD-në. Po dje Lulzim Basha, ishte për vizitë në një familje të majtë prej vitesh që i bashkohen PD-së, në Shkozet të Durrësit. Kryefamilj­ari Rustem Vata tha se zhgënjimi që ka marrë nga qeveria 8 vitet e fundit, ka bërë që t’i bashkohet ndryshimit më 25 prill. Basha u zotua se programet e Partisë Demokratik­e do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëv­e pa dallim partiak. Ai gjithashtu tha se besimi te qeveria e ardhshme, shihet edhe te mbështetja e socialistë­ve që po i japin ndryshimit më 25 prill. “Një gjë të garantoj zoti dhe zonja Vata dhe djalin tuaj këtu e ata të dy që i keni në emigracion, që ne zotimet që kemi marrë përsipër do t’i bëjmë realitet. Edhe që, siç të kam ardhur sot në shtëpi, jam i sigurt se mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqen, do të takohemi prapë. Dhe unë një gjë të them, në qoftë se këto zotime pas katër vitesh nuk janë realitet, unë nuk vij ta kërkoj prapë votën”, - tha z.Basha. Por z.Vata u përgjigj: “Jo, të dish një gjë. S’e bën, pas katër vjetëve vallaj do të dal kundër, do të vij nga mbrapa ku të jesh, do të të gjuaj për mbrapa”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania