Gazeta Shqiptare

Fushata elektorale, partitë dhe kandidatët shpenzojnë rreth 113 mijë USD për reklama

Partitë hedhin miliona në “Facebook”, PS shpenzoi 14 828 dollarë nga data 11 mars e në vazhdim Shpenzimet në një muaj, sa kanë investuar për takimet e mesazhet

-

Interneti dhe rrjetet so ciale duket se janë kthy er në arenën e vërtetë të fushatës elektorale pasi partitë politike po shpenzojnë mijëra dollarë për fushata reklamimi. Spote, takime dhe fushatat elektorale sponsorizo­hen nga partitë dhe kandidatët për të përforcuar perceptime­t e elektorati­t për kandidatët ne garë. Të dhënat e publikuara nga ‘Facebook’ për shpenzimet për reklama politike dhe sociale deri me datë 10 prill, tregojnë se partitë politike dhe kandidatët kanë shpenzuar 113,252 USD në reklama politike. Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga ‘Facebook’, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe faqe që shpërndajn­ë mesazhe politike kanë postuar 2573 reklama në rrjetin social ‘Facebook’. Në total sipas raportit janë shpenzuar 123,152 USD për reklama politike dhe sociale. Por të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që vetëm 113,252 USD janë nga parti politike, kandidatë ose faqe që shpërndajn­ë reklama politike, ndërsa pjesa tjetër janë reklama nga media dhe kompani që janë kategorizu­ar gabim nga algoritmi i ‘Facebook’. Listën e reklamuese­ve më të mëdhenj e udhëheq Partia Socialiste me 394 reklama, me një vlerë totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratik­e me 81 reklama, për të cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD. Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama është Agron Shehaj, i cili garon për Partinë Demokratik­e në Tiranë. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD për 133 reklama. Ajo që bie në sy janë dhe shpenzimet e larta të disa faqeve anonime që shpërndajn­ë reklama politike me ton negativ ndaj opozitës ose pozitiv ndaj mazhorancë­s, por që nuk i lidhin shpenzimet me një parti politike ose kandidat në zgjedhje. Për shembull, 5 faqe me reklama pro Partisë Socialiste dhe kundër PD-së [Untold Stories of Albania, Punë Punë, Pakëz Dritë, Ligj dhe Rend dhe Të jesh grua], kanë shpenzuar deri më 10 prill 19,452 USD për 341 reklama të publikuara në ‘Facebook’. Ndërkohë, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ për mazhorancë­n, por sipas raportit shpenzimet e saj kanë qenë minimale deri më 10 prill. Sipas të dhënave të bëra publike nga ‘Facebook’, shpenzimet më të mëdha për reklama politike dhe sociale janë bërë për të shenjestru­ar llogari ‘Facebook’ në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit. Raporti nënvizon se 90 nga reklamat politike të indentifik­uara janë publikuar pa emrin e entitetit ose personit që i paguan. Që nga data 25 mars, ‘Facebook’ i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania