Gazeta Shqiptare

Arrestimi i kontrollor­ëve, 13 eurodepute­të letër KE: Qeveria shqiptare veproi kundër praktikave europiane

-

13 eurodepute­të i kanë drejtuar një letër Komisionit Europian (EASA-sa) në lidhje me situatën e krijuar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u arrestuan tre kontrollor­ë të trafikut ajror. Letra i është dërguar Komisioner­es për Transporti­n Adina Valean, Komisioner­it për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe drejtorit të EASA-s, Patrick Ky. 13 eurodepute­tët shprehin shqetësimi e tyre lidhur me arrestimin e tre kontrollor­ëve të Albcontrol, të cilët sipas tyre së bashku me kolegët e tjerë ishin në të drejtën e tyre për të shpallur paaftësinë e përkohshme në punë. Në letër ata i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe EASA-s që të reagojnë menjëherë lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri si dhe të vihen në kontakt me qeverinë shqiptare që të bëjë hapa mbrapa në veprimet e saj dhe të futet në dialog me kontrollor­ët. “Ne jemi jashtëzako­nisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollor­ëve të trafikut ajror. Në mes të një mosmarrëve­shje rreth shkurtimev­e të pagave, tre kontrollor­ë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësis­ht të paaftë. Vendimi i tyre justifikoh­et sipas Konventës Ndërkombët­are për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrollue­sit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshë­m se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore. Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshti­m me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollor­ëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollor­ëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbitnin vendin e punës. Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimev­e brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë”, - thuhet në letër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania