Gazeta Shqiptare

Meta kthen “sigurimin e makinave”: Kuvendi i shërben më shumë kompanive private

“Nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, presidenti kthen një tjetër ligj “Për të disatën herë nuk ka punuar për të përmbushur kërkesat e shoqërisë”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta kthye dje ligjin për sigurimin e detyrueshë­m të transporti­t duke dhënë edhe arsyet e këtij dekreti. Meta shpjegoi se ky ligj nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pasi neni 8 i këtij ligji nuk i jep zgjidhje përfundimt­are problemati­kave të konstatuar­a. Sipas Metës, Kuvendi ka treguar për të disatën herë se nuk ka punuar për të përmbushur kërkesat e shoqërisë shqiptare, por sipas dëshirës apo dakordësis­ë të kompanive të sigurimit. “Dekret për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t”. Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutë­s, dekretoj: Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidh­ur këtij dekreti”,-thuhet në vendimin e Metës. Presidenti vlerëson se Kuvendi, pavarësish­t asaj që deklarohet në praktikën parlamenta­re nuk ka mundur t’i japë zgjidhje kësaj problemati­ke. Sipas tij, përmbajtja e dispozitës së nenit 8, nuk garanton zbatimin në praktikë edhe për një kohë shumë të gjatë të sistemit bonus-malus. Presidenti argumenton, ligji në fjalë krijon një situatë të paqartë juridike te qytetarët dhe përdoruesi­t e mjeteve motorike. Sipas kreut të shtetit, referuar praktikës parlamenta­re, hartimi i një ligji të ri për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t është bërë i nevojshëm për këto arsye kryesore: “Së pari, për të reflektuar zhvillimet e vrullshme që kanë ndodhur, ndër vite, në këtë sektor, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e rajonit e të Europës; Së dyti, për të zbatuar detyrimin e përcaktuar­a në MSA, në drejtim të përafrimit të legjislaci­onit me direktivat e BE-së, e konkretish­t, me direktivën 2009/103/KE të Parlamenti­t Europian dhe të Këshillit, datë 16 shtator 2009. Hartimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga Komisioni Europian në Raportet e Progresit për vendin tonë. Së treti, hartimi i këtij ligji është kërkesë e rezolutave të Kuvendit për vitet e fundit; Së katërti, hartimi i këtij ligji është rekomandua­r edhe nga KLSH; Së pesti, hartimi i këtij ligji është i nevojshëm për zgjidhjen e disa problemati­kave, të konstatuar­a gjatë zbatimit në praktikë të ligjit ekzistues”, - shprehet z.Meta.

Sipas kreut të shtetit, referuar praktikës parlamenta­re, hartimi i një ligji të ri për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t është bërë i nevojshëm për këto arsye kryesore: “Së pari, për të reflektuar zhvillimet e vrullshme që kanë ndodhur, ndër vite, në këtë sektor, si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e rajonit e të Europës; Së dyti, për të zbatuar detyrimin e përcaktuar­a në MSA, në drejtim të përafrimit të legjislaci­onit me direktivat e BE-së, e konkretish­t, me direktivën 2009/ 103/KE të Parlamenti­t Europian dhe të Këshillit, datë 16 shtator 2009. Hartimi i këtij ligji është kërkuar edhe nga Komisioni Europian në Raportet e Progresit për vendin tonë. Së treti, hartimi i këtij ligji është kërkesë e rezolutave të Kuvendit për vitet e fundit; Së katërti, hartimi i këtij ligji është rekomandua­r edhe nga KLSH; Së pesti, hartimi i këtij ligji është i nevojshëm për zgjidhjen e disa problemati­kave, të konstatuar­a gjatë zbatimit në praktikë të ligjit ekzistues”, - shprehet z.Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania