Gazeta Shqiptare

Vranë bashkëfsha­tarin pas sherrit për tubat e ujit të vaditjes, vetëdorëzo­het vëllai tjetër

Altin Mera pas krimit u arratis në pyll

-

DIBËR – Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Luzni të Dibrës ku mbeti i vrarë Xhetan Konesha, policia ka vënë në pranga të Altin Merën. Mësohet se i akuzuari si autor i vrasjes së bashkëfsha­tarit të tij është vetëdorëzu­ar. Burime zyrtare nga policia, dje bënë me dije se ai, prej ditës së martë, qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzu­ar para

DËSHMIA DËSHMIA E E BANORËVE BANORËVE

Pas ngjarjes së rëndë, banorët e zonës bënë me dije për “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare” se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. Sipas tyre, “mollë sherri” mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.

policëve që po bënin krehjen e zonës, me qëllim arrestimin e tij. “Si rezultat i kontrollit të pandërprer­ë dhe krehjes së zonës nga strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,

në bashkëpuni­m me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e Komisariat­it të Policisë Dibër, për kapjen e bashkautor­it të vrasjes së 50-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi A.M., në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzu­ar forcave të policisë. Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzu­ar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë”, njoftoi policia. Altin Mera akuzohet se bashkë me vëllain e tij, Muhametin qëlluan për vdekje me automatik 50-vjeçarin Konesha në sy të vajzës së tij 18-vjeçare. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestrua­n armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll. Ndërkaq, banorët e zonës bënë me dije për

“News 24” dhe “Gazeta Shqiptare” se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. Sipas tyre, “mollë sherri” mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania