Gazeta Shqiptare

SPAK bën rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Priftit

PËRGJIMET/ “Doktori i do euro...bëj gati 5-mijëshet dhe 10-mijëshet për spital”

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion it dhe Krimit të Organizuar, ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila më 2 mars të këtij viti liroi nga qelitë e paraburgim­it kardiokiru­rgun Edvin Prifti. SPAK kërkon rikthimin e mjekut në burg. Në rekursin e prokurorit Altin Dumani thuhet se ai i ka vënë në dispozicio­n gjykatës së apelit prova se doktori Edvin Prifti bënte fatura tatimore false me qëllim shmangien e tatimit”. Sipas prokurorit Dumani edhe deklarimet e sekretares gjyqësore në Krujë të arrestuar po për korrupsion, faktojnë shkeljen e ligjit të kryer nga doktori Prifti. Ndërkaq. “Shqiptarja.com”

ka siguruar disa prej përgjimeve, të cilat SPAK i ka bashkëngji­tur rekursit të depozituar në Gjykatën e Lartë, përgjime të cilat vënë në dukje se doktori Edvin Prifti i donte paratë në euro.

PËRGJIMET PËRGJIMET E E SPAK SPAK

Në përgjimet e SPAK, thuhet se një shtetase me emrin Migena Skënderi ka marrë nga kryesekret­arja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi një sasi prej rreth 500 eurosh. Ndërkohë që nga diskutimet duket qartë se një zarf me 2 mijë euro i është dhënë doktor Edvin Priftit.

SPAK ka përgjuar një bisedë telefonike ku flitet për euro e zarf që do të shkonin tek kardiologu dhe qytetarja ndërlidhës­e me kryeinferm­ieren, vartëse të mjekut Prifti i thotë Emanuela Mallkuçit, kryesekret­ares së gjykatës së Krujës që të bëjë gati zarfin.

ARRESTIMI DHE LIRIMI

Shefi i kardiokiru­rgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë më 2 mars, nën akuzën e ‘shpërdorim­it të detyrës’ duke iu caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milionë lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës. Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Do t’ia fusim këtij në zarf”, duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

Ngjo motrën tendë, futja në zarf .... o doktor i mirë...amon boja motre” “Mirë po i boj euro”. Vetë doktori Edvin Prifti ka mohuar këto pretendime të SPAK duke deklaruar se pasuria e tij është e ligjshme, vjen nga shitblerja e pronave për të cilat ka depozituar edhe kontratë. Mjeku Prifti, është lënë i lirë në fillim të muajit mars nga Gjykata e Apelit pasi i ka hequr

vetëm të drejtën e ushtrimit të profesioni­t në spital. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Shefi i kardiologj­isë, Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekret­arja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Mallkuçi ka qenë nën përgjim, pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili

priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania