Gazeta Shqiptare

Studimi, Shqipëria zë vendin e tretë në Europë për konsumimin e kokainës

Anglia dhe Spanja janë të parat, me 2.7% të popullsisë që konsumon drogën e fortë

-

Sipas një studimi, Sh qipëria është vendi i tretë në Europë për përdorimin e kokainës, ku 2.5% e popullsisë përdorin këtë drogë.

Anglia dhe Spanja janë të parat, me 2.7% të popullsisë që konsumon kokainë. Fill pas këtyre shteteve të mëdha vjen vendi ynë.

Kokaina hyn te drogat e shtrenjta, por kjo duket se nuk i pengon shqiptarët ta blejnë. Genc Muçollari, tregon se në qendrën e tij të rehabiliti­mit janë shtuar personat që kërkojnë ndihmë pasi janë bërë të varur nga kokaina. “Para 2-3 vitesh, kishim një rast në muaj. Vitin e fundit, kemi pasur 2-3 raste në muaj dhe ne i kemi”.

Sipas tij, nga kostoja e lartë e kokainës, përdoruesi­t kalojnë në stimulantë më të lirë, siç është heroina. “Përdoruesi, i detyruar nga mungesa financiare, kalon në përdorimin e heroinës. Kokaina është stimulant me efekte të ndryshme nga heroina. Kokaina stimulon organizmin, rrahje të shpeshta, takikardi. Heroina përbën një element krejt të kundërt, tension i ulët, mungesë e frymëmarrj­es. Nëse kalon nga kokaina te heroina, ndryshon komplet sjellja e individit. Bëhet një dëm shëndetëso­r i personit”. Edhe pse është një drogë që kushton, ai thotë se gjendet shumë lehtë, madje “porositet edhe në internet, të vjen me postë te dera”.

Mjeku toksikolog Tedi Rrudha, po ashtu tregon se janë shtuar pacientët në spitale që kurohen pas mbidozës nga kokaina. “Pacientët që kërkojnë shërbim në QSUT, janë persona që kanë varësi të kokainës ose që paraqiten me

SHTIMI SHTIMI I I PACIENTËVE PACIENTËVE

Mjeku toksikolog Tedi Rrudha tregon se janë shtuar pacientët në spitale që kurohen pas mbidozës nga kokaina. “Pacientët që kërkojnë shërbim në QSUT, janë persona që kanë varësi të kokainës ose që paraqiten me mbidozë të kokainës. Ka një tendencë te të rinjtë, sidomos në grupmoshën 30-40. Zakonisht, vjen një rast në 48 orë, ka ditë që ka më tepër. Janë njerëz që kanë biznese familjare, punë, kanë mundësi ta blejnë, por ka edhe shumë raste që marrin borxh për të blerë kokainë”, shprehet ai.

mbidozë të kokainës. Ka një tendencë te të rinjtë, sidomos në grupmoshën 3040. Zakonisht, vjen një rast në 48 orë, ka ditë që ka më tepër. Janë njerëz që kanë biznese familjare, punë, kanë mundësi ta blejnë,

por ka edhe shumë raste që marrin borxh për të blerë kokainë”. Sipas gazetarit të “Top Chanel”, ka një përdorim të theksuar të kokainës. “Të bën përshtypje si konsumohet kaq shumë kjo drogë e shtrenjtë.

Varion nga 10 mijë lekë. Është alarmante, drogat gjenden edhe pranë shkollave! Çuna, goca duke ngrënë byrek, thonë ‘hajde i fusim një vizë kokainë’”.

Ndërkohë, Arjeta Musliu thotë se e njëjta situatë alarmante është edhe në Kosovë. “Të gjitha shtresat e shoqërisë sonë janë të përfshira. Është një nga drogat më të konsumuara edhe nga politikanë­t. Të rinjtë e konsideroj­në njëritjetr­in të dalë mode nëse nuk konsumojnë heroinë. Te kanabisi, spërkasin dhe kokainë e heroinë që t’i nxisin t’i blejnë. Jemi në një situatë alarmante, po na ikën rinia”.

(Marrë nga “Top

Channel”)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania