Gazeta Shqiptare

COVID-19, konfirmohe­n 207 raste të reja pozitive brenda 24 orësh, humbin jetën 5 qytetarë

Ministria e Shëndetësi­së: 2698 testime, 538 të shëruar Shkon në 2331 numri total i viktimave

- Voltiza Duro

Ministria e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastë­r, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamzë, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cërrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me

COVID-19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastr­a, të moshave 59 - 87 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontak

NJJOFTIM/ ANKANDI I PARË

tojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania