Gazeta Shqiptare

Revolucion­i fiskal i Partisë Demokratik­e

- Nga Lediana Fratari

mbi çmimin e karburante­ve, çka përbën një rast të papreceden­të, jo vetëm në Evropë por edhe në shkallë globale. Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë riliencimi.

Në mënyrë të përmbledhu­r, nëse një litër karburant shitet 180 lekë, vlera e produktit është vetëm 68 lekë, ndërsa 112 lekë janë taksa, që qytetarët i paguajnë jo vetëm për qeverinë, por tashmë edhe për koncesiona­rët privatë. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse Shqipëria është në 10 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Vendimi i Partisë Demokratik­e për të hequr taksën prej 24 lekësh është lëvizja e parë në këtë drejtim që synon uljen e çmimit të karburante­ve.

Një tjetër ndërhyrje e fortë që parashikon programi i Partisë Demokratik­e është edhe angazhimi për të hapur minimumi 110 mijë vende të reja pune si dhe rritja e pagës minimale në 36 mijë lekë në muaj. Rritja e pagave dhe krijimi i vendeve të punës nuk do të jetë i shtyrë artificial­isht, siç po vepron sot Partia Socialiste. Ajo do të vijë përmes një programi të qartë për tërheqjen e investimev­e të huaja me vlerë të shtuar të lartë, me know-how dhe teknologji informacio­ni, duke synuar ta kthejë Shqipërinë në një qendër teknologji­ke të Europës.

Partia Socialiste ka qenë e dështuar si me rritjen e investimev­e ashtu edhe të produktivi­tetit në ekonomi. Të vetmet investime të huaja që kemi parë këto vitet e fundit ishin gazsjellës­i TAP dhe hidrocentr­alet mbi lumin Devoll, të dyja të miratuara në kohën e Partisë Demokratik­e. Rritja e investimev­e të tjera ka qenë zero. Po ashtu dhe rritja e pagave në sektorin privat, e indeksuar me inflacioni­n ka qenë afër zeros. Pse? Sepse kanë munguar stimujt për të pasur një ekonomi konkurrues­e dhe korrupsion­i ka larguar investitor­ët seriozë.

Gjithashtu, opozita parashikon edhe rritjen e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacioni­t dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit. Rritja e pagave dhe e të ardhurave buxhetore e bën më se të mundur arritjen e këtij objektivi.

Shumë ambicioz mund të konsideroh­et programi i Partisë Demokratik­e për bujqësinë, ku për herë të parë parashikoh­et një mbështetje e drejtpërdr­ejtë për këtë sektor me vlerën e 150 milionë eurove. Nga këto, 100 milionë euro do të jenë subvencion­e direkte dhe 50 milionë për infrastruk­turë bujqësore. Por element tjetër që kryetari i demokratëv­e Basha renditi, është edhe ngritja e një agjencie për promovimin e bujqësisë dhe shitjen e produkteve. Demokratët parashikoj­në në përgjithës­i taksa më të ulëta dhe paga më të larta. Por, sipas Bashës, kjo qasje nuk do të krijojë deficit në buxhet, pasi taksat e ulëta, sipas tij, do t'i japin më shumë frymëmarrj­e ekonomisë, duke dirigjuar rritjen e saj. Shqipëria ka shumë potenciale të pashfrytëz­uara, që qeverisja socialiste në tetë vitet e fundit vetëm sa i ka ndrydhur më tej. Politika e vetme e ndjekur nga socialistë­t ka qenë ajo e favorizimi­t të grupeve të caktuara dhe ndrydhja e konkurrenc­ës së lirë. Partia Demokratik­e, me revolucion­in e saj fiskal me taksa të ulëta dhe nxitjen e konkurrenc­ës së lirë e inovacioni­t pritet të bëjë realisht ndryshimin e shu-mëpritur nga gjithsecil­i.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania