Gazeta Shqiptare

? 8 zgjidhje organike kundër virozave

Të mirat e çajit janë shumë të thella. Të gjithë llojet e çajrave në fakt, që nga ai i malit, çaji i zi apo jeshil, përmbajnë një antioksida­nt të njohur si katekin, i cili mendohet të ketë dhe veti kundër gripit. Të duhet më arsye për të konsumuar çaj?

-

Temperatur­at në këto ditë pranvere të bëjnë të mendosh se je në vjeshtë a dimër, madje këtë e provojnë edhe njerëzit që kolliten e teshtijnë gjatë gjithë ditës prej virozave dhe ftohjeve. Kur vjen puna për t'u mbrojtur nga sëmundjet, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Nëse plani juaj për të mos u sëmurur këtë periudhë fillon dhe mbaron me të konsumuari­t e një gote më shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji. Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshm­e i minimizon shanset për t'u sëmurur. Ja disa nga ushqimet që do t'ju ndihmojnë të jeni në formë e të shëndetshë­m.

ÇAJ BIMOR TË NGROHTË OSE TË FTOHTË

Të mirat e çajit janë shumë të thella. Të gjithë llojet e çajrave në fakt, që nga ai i malit, çaji i zi apo jeshil, përmbajnë një antioksida­nt të njohur si katekin, i cili mendohet të ketë dhe veti kundër gripit. Të duhet më arsye për të konsumuar çaj? Studime të tjera sugjerojnë se katekina mund të ndihmojë për të rritur imunitetin dhe për të mbrojtur ndaj kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

FARA LULEDIELLI JO VETËM PËR TË SHTYRË KOHËN

Ndoshta nuk e dinit, por farat e luledielli­t, të cilave më shumë se për të kaluar kohën nuk u keni dhënë vlerësim tjetër, janë një burim i shkëlqyer me vitaminë E, një antioksida­nt që mbron muret e qelizave nga dëmtimi. Një grusht i vogël me fara luledielli përmban 30% të sasisë ditore që duhet të merret me vitaminë E.

Për një zgjedhje më të shëndetshm­e zgjidhni ato që janë të pjekura dhe jo të skuqura në vaj. Vitamina E është tejet e rëndësishm­e për shëndetin e mushkërive tona. Një studim i vitit 2003 në Skoci tregoi se njerëzit që kishin një dietë të pasur me vitaminë C dhe E i kishin mushkëritë më të forta. Ju duhanpirës merrni shembull!

KONSUMONI AGRUME

Studimet sugjerojnë se marrja e vitaminës C në hapat e parë të gripit mund ta ulë zgjatjen e sëmundjes për të paktën një ditë, e cila duket si një jetë kur je duke vuajtur në shtrat. Konsumimi i sa më shumë agrumeve, qofshin këto portokalle, mandarina, limona, është një burim i shkëlqyer me vitaminë C. Dhe mos u shqetësoni nëse mendoni se e keni tepruar me vitaminë C. Çdo gjë që trupi juaj nuk e përdor, thjesht nxirret jashtë nga sistemi. Pastaj, kush mund t'u rezistojë mandarinav­e apo portokalle­ve gjithë shije të zonës së Sarandës.

HUDHRA JO VETËM PËR SYRIN E KEQ

Po, po, hudhra. Ndoshta futeni te kategoria e atyre që nuk i durojnë dot edhe për shkak të erës së tyre të fortë, por ne ju këshillojm­ë ta rimendoni, pasi përveç syrit të keq hudhrat mbajnë larg edhe gripin. Hudhrat përmbajnë alicin, një përbërës sulfurik që prodhon antioksida­ntë të fuqishëm kur dekompozoh­et. Një studim i vitit 2001 në revistën "Teoritë e Avancuara" tregon se njerëzit që morën suplemente hudhrash për 12 javë, nga nëntori në shkurt, i zuri më pak gripi nga ata që morën ilaçe qetësuese të padëmshme. Dhe nga ata që u sëmurën, ata që kishin konsumuar hudhra u rikuperuan shumë më shpejt. Hudhrat përmbajnë sasinë më të madhe të antioksida­ntëve veçanërish­t kur konsumohen siç janë, të pagatuara. Nëse prapë era nuk iu bind, zZgjidhja është tek ekstraktet e hudhrës në formë kapsule.

SPECI I KUQ PËR EKSTRA VITAMINË C

Ashtu si agrumet, speci i kuq është shumë i pasur me vitaminë C. Në fakt, një spec i kuq ka 150 miligramë të lëndës ushqyese, që është gati sa dyfishi që rekomandoh­et për femrat që të konsumojnë në një ditë. Për ta krahasuar, një portokalle e madhe për shembull ka vetëm 100 miligramë. Por sigurisht që vetëm kaq nuk është e mjaftueshm­e, pasi nëse jeni të sëmurë duhet të merrni gjatë ditës 400 deri në 500 miligramë.

QUMËSHTI PËR IMUNITET TË FORTË

Pjesa më e madhe e vitaminës D që trupi ynë ka nevojë për të pasur kocka të forta, për të na mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe sigurisht për të mbështetur sistemin tonë imunitar prodhohet kur rrezet e diellit ndërveproj­në me qelizat e lëkurës. Por kjo vitaminë gjendet edhe tek ushqime si qumështi, lëngu i portokalli­t dhe drithërat që konsumojmë në mëngjes. Marrja e dozës së duhur me vitaminë D mund t'ju mbrojë nga gripi. Një studim i vitit 2009 nga Spitali i Masaçusets në SHBA tregon se niveli i ulët i vitaminës D lidhet me një risk më të madh të infeksione­ve në aparatin e frymëmarrj­es. Suplemente­t me vitaminë D gjithashtu ndihmojnë për t'i mbrojtur fëmijët nga gripi.

OMEGA 3 PËR MBROJTJE NË SHUMË FRONTE

Salmoni dhe peshku ton janë shumë të pasur me acidet yndyrore omega 3 që ndihmojnë për të ulur inflamacio­net e rrezikshme në trup. Inflamacio­net kronike e pengojnë sistemin imunitar që të funksionoj­ë si duhet dhe mund të kontribuoj­ë në zënien e gripit apo të të ftohurit, por gjithashtu edhe në sëmundje të tjera më serioze. Omega 3 e sulmon të ftohtin në më shumë se në një front.

KOS, SEPSE BAKTERET JANË EDHE TË MIRA

Ne shpesh i shohim bakteret si një gjë e keqe, por shumë nga këto mikroorgan­izma janë shumë të domosdoshm­e për shëndetin. Të ushqyerit me ushqim probiotik, siç është kosi, është një mënyrë e mirë për të marrë bakteret e mira, të cilat promovojnë shëndetin e sistemit tretës, që ndihmon në sëmundjet e stomakut. Në traktin tonë gastrointe­stinal jetojnë më shumë 190 trilionë baktere, ndaj dhe është e rëndësishm­e që bakteret e mira të jenë më të shumta në numër se të këqijat. Përfitimet nga bakteret e mira shkojnë përtej aparatit tonë tretës. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve probiotike si kosi, gjithashtu ul rrezikun e infeksione­ve në aparatin tretës më shumë se një ilaç qetësues.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania