Gazeta Shqiptare

Spektakli "Yje në Lëkurs" i Sokol Gugës, surprizat dhe të ftuarit specialë

Vera e magjisë dhe e produksion­eve të reja, artistët mblidhen në Sarandë Muzikë klasike dhe vargje poezie, ja kur pritet të fillojnë provat

- Egla Xhemali

Producenti e prezan tuesi Sokol Guga, mbas suksesit të spektaklit "Krishtlind­je në Tiranë" ka nisur menjëherë nga puna për të realizuar një tjetër ambicie të tij, spektaklin "Yje në Lëkurs", i cili po merr formë çdo ditë, për të ardhur në fund të muajit Korrik, për të gjithë teleshikue­sit shqiptarë. Burime afër produksion­it bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se kasti i artistëve është përcaktuar nga Guga dhe se pritet të fillojnë provat me instrument­istët, që në këtë projekt janë të shumtë në numër. "Yje në Lëkurs" është një program me muzikë pop-klasik të interpretu­ar nga emra të mirënjohur të muzikës klasike si: Manjola Nallbani, tenori Kastriot Tusha, baritoni Armando Likaj, sopranoja nga filarmonia e Kosovës Adelina Paloja, këngëtarja e muzikës së lehtë Mariza Ikonomi. Edhe në këtë spaktakël, siç është zakon edhe në produksion­e të tjera të Sokol Gugës nuk do të mungojnë të ftuarit special. Grupi "Shqiponja", arbëreshët e Italisë do të jenë prezentë në "Yje në Lëkurs". Këtë e ka bërë të ditur edhe regjisori e producenti i spektaklit Guga, në rrjetin social Instagram, në të cilin po ashtu ka ndarë me ata që e ndjekin edhe një poezi. Ata që e njohin mirë Sokol Gugën e dinë se sa shumë i pëlqen tij, që të interpreto­hen vargje të përshpirts­hme në spektaklet e tij. Ema Andrea do të jetë aktorja e ftuar për të interpretu­ar një poezi në kalanë e Lëkursit. Një spektakël, i cili do të zgjasë për rreth 2 orë dhe publiku do të ketë mundësinë ta shijojë në qiell të hapur. "Ky do të jetë një spektakël magji", kështu pëlqen ta quaj Guga. Burime pranë stafit, pohojnë se gjithçka është gati, artistët, skenografi­a, teknika, orkestraci­onet muzikore, orkestra simfonike, pritet nga momenti në moment të fillojnë provat për t'i dhuruar spektatori­t një spektakël të vërtet. Duhet të themi që Sokol Guga është mësuar të shoh përtej asaj që preket, të arritshmes lehtë. Producenti rreket të realizoj atë, që me sy të lirë duket e pamundur. Guga prej vitesh ka dhënë provat se suksesi nuk vjen krejt papritur, nëse nuk punon fort e nëse nuk e do atë që bënë. Disa produksion­e të kuruara në detaje dhe të vlerësuara nga artistët shqiptarë e përtej kufijve. Ide inovative dhe sfida të kaluara me besimin e patundur, se të mëdhenjtë sprovohen. "Yje në Lëkurs", padyshim do të jetë një nga spektaklet që publiku do ta mirëpres e pse jo, do të bëhet traditë, ashtu sikurse "Krishtlind­je në Tiranë". Edhe pse spektakli do të realizohet në këto kohë të vështira, për shkak të pandemisë

COVID-19, do të merren të gjitha masat për distancim fizik të publikut, që do ta ndjekë nga afër. Ne e përgëzojmë për këtë frymë të re, që po sjellë në ekranet shqiptare dhe i urojmë suksese Sokol Gugës.

Yje në Lëkurs" është një program me muzikë popklasik të interpretu­ar nga

emra të mirënjohur të muzikës klasike

si: Manjola Nallbani, tenori Kastriot Tusha, baritoni Armando Likaj, sopranoja nga filarmonia e Kosovës Adelina Paloja, këngëtarja e muzikës së lehtë

Mariza Ikonomi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania