Ish-të përndjekurit, lista e plotë me emrat e 10 mijë përfituesve
LISTA E RE/ Ministria e Financave jep 3 muaj kohë për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar Ja ku duhet të dorëzohen certifikata dhe prokura
Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë, duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë 10 mijë përfitues, dosjet e të cilët përfitojnë nga afati i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen.
Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik, të cilët dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Kur dokumentacioni është i rregullt shënohet me V, kur mungon shënohet me X, kur kanë autorizuar me prokurë shënohet me P. Për dosjet e klasifikuara me mangësi në dokumentacion për pagesë, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve i referohet nenit 14 të ligjit nr. 9831 datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist" i ndryshuar ku citohet se: "Brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish-të përndjekurit, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari / trashëgimtarët e ish të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të parashikuar në paragrafin e mësipërm, ai/ajo njoftohet lidhur me përfundimin e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentacioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare". Brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë subjektet përfituese, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të parashikuar në paragrafin e mësipërm, ai/ajo njoftohet lidhur me përfundimin e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentacioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.