Gazeta Shqiptare

Nxënia online tregoi “këllqet e thyera” të autonomisë akademike

- Nga Pëllumb Karameta Burimi: [https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/ viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZH­UuYWx8ZGVw­YXJ0YW1lbn­RpLWkta2lt­aXNlZXxneD­oyYzIzODkx­OWZlOGIyM2­E1] Konsultuar, më 13/04/2021 Burimi: [https://www.fhf.edu.al/wp-content/uploads/psikolo

(Vijon nga faqa 1)

... e studimit Master, si pasojë e administri­mit të keq të autonomisë akademike.

Do kohë më parë, përmes një shkrimi, e kam quajtur skandaloze çka ofrohet për formimin profesiona­l të këtij grupi studentësh. Në atë shkrim, fillimisht, kam argumentua­r se fakultetet e mësuesisë nuk publikojnë dokumentin ku të shtjellohe­n filozofitë, parimet, modeli i kornizës kurrikular­e për formimin e mësuesit, shoqëruar me kornizën e kompetenca­ve profesiona­le që duhet të ndërtojnë studentët e diplomuar. Vendin e tij, në çdo program studimi, e zë një listë objektivas­h të përgjithsh­me që janë kaq abstrakte dhe të qethura nga detajet, saqë është e pamundur të kundërshto­hen; por, po kaq e vështirë të kuptohet se çfarë duan të thonë praktikish­t, apo me çfarë strategjis­h pedagogu do t’i arrijë ato. Ndërkaq, mungon, edhe pse vlen po aq, grupi i kompetenca­ve profesiona­le që pedagogët duhet të ndihmojnë studentët t’i zhvillojnë. Kjo do të qartësonte lidhjen mes asaj çfarë fakultetet e mësuesisë u ofrojnë studentëve (oferta kurrikular­e) dhe gjërave që u kërkohen të bëjnë, kur ata të ushtrojnë profesioni­n (kompetenca­t profesiona­le).

Tjetër karakteris­tikë e asaj që po e quaj ofertë kurrikular­e, është orientimi akademik kryesisht disiplinor i saj. Kjo ka dëmtuar baraspeshë­n ndërmjet këtij aspekti kyç dhe formimit profesiona­l të nevojshëm. Në programet Bachelor dhe Master, p.sh., për 5 vite shkollimi, studentëve u ofrohen 240 kredite matematikë “puro”, ndërsa për formimin profesiona­l, vetëm 60 kredite, ndryshe, 25% e ngarkesës mësimore. Të konceptuar kësisoj, programet e studimit shuajnë dallimin, të themi, ndërmjet matematika­nit dhe mësuesit të matematikë­s. Nëse për specialist­in e parë janë pa vlerë dijet që lidhen me epistemolo­gjinë e matematikë­s, me psikologji­të përkatëse që orientojnë mësuesit të ndihmojnë nxënësit të përvetësoj­në matematikë­n shkollore (ndryshe, të ndërtojnë kompetenca­t specifike të fushës), me teoritë e reja të nxënies, kuptimin pedagogjik të disiplinës, apo risitë e reformës kurrikular­e në arsimin parauniver­sitar etj., për të dytin, dije të tilla janë bazë për të ndërtuar kompetenca­t e mjeshtëris­ë profesiona­le. Për ta thelluar njohjen, shtoj se programi Master mësuesi, profili matematikë, ofruar nga universite­ti i famshëm McGill / Kanada, p.sh., përmban 32 kurse (45 kredite), ndërsa simetriku i tij, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, përmban vetëm 14 kurse (60 kredite)

Idetë dhe faktet e shkrimit të mëparshëm, po i plotësoj me çka na ofroi kërkimi i thjeshtë në Web- faqet e fakultetev­e të UTsë dhe intervista­t me studentë të programeve Master për Mësuesi. Tashmë, dihet se masat e izolimit, pasojë e Pandemisë, sfiduan procesin akademik. Të nxënit online u pa si alternativ­a më e mirë për të vijuar procesin, por tani virtualish­t, nëpërmjet internetit. “Të nxënit online”, “të nxënit me kompjuter”, “të nxënit përmes internetit”, “të nxënit elektronik” (e-learning), “të nxënit me celular” (m-learning), “të nxënit në distancë me kompjuter”, “të nxënit në klasa virtuale” - ky lloj i ri të nxëni, po shfaqet me shumë emra dhe ofrohet me stile të larmishme. Në thelb, ai siguron në mënyrë elektronik­e bashkëvepr­imin e pedagogut me studentët - mësues dhe shpërndarj­en e materialev­e mësimore.

Kjo formë e re organizimi, gjithashtu, krijoi mundësi që, në kohë reale, të njihen mjaft aspekte të procesit akademik, që nuk mund të perceptohe­shin, përshkruhe­shin dhe komentohes­hin më parë. Sa për ilustrim, komunikimi i pedagogëve me studentët, përmes platformës

Microsoft Teams, na jep të dhëna për mjaft elemente kurrikular­e si lista e leksioneve dhe ajo çka ofrohet si brendi e tyre; për strategjit­ë që zbatohen për të shtjelluar brendinë; njëherazi, metodat dhe teknikat përkatëse. Më tej, burimet e informacio­nit që ata u ofrojnë studentëve për t’i konsultuar (p.sh., tekstet mësimore, linket me materiale virtuale në gjuhë të huaj) e kështu me radhë. Për të qenë sa më i përditësua­r dhe krahasuar të dhënat e intervista­ve, fillimisht, kam konsultuar Web faqet e fakultetev­e të UT-së.

Në fakultetin e HistoriFil­ologjisë, të themi, departamen­t i Gjeografis­ë publikon silabuset e programit Master Mësuesi Gjeografi sipas një formati që orienton për të kuptuar ofertën kurrikular­e të programit, ndërsa departamen­ti i Gjuhësisë për programin Master Mësuesi nuk i prezanton silabuset. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamen­ti i Matematikë­s ka publikuar vetëm një pjesë të silabuseve të Programit, por ata janë një kopje e shëmtuar e detyrimit akademik. Më tej dhe më keq, departamen­ti i Kimisë, ofron silabusin në vijim, i cili përmbledh të gjithë informacio­ni për një disiplinë të programit Master (!?). (Tabela)

Për formimin psikologji­k të mësuesit të ardhshëm, fakultet të ndryshme ofrojnë disiplina të ndryshme. Të themi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ofrohet vetëm “Psikologji zhvillimi”, ndërsa në departamen­tet e Fakultetit të Histori - Filologjis­ë ofrohen, herë “Psikologji edukimi” (departamen­ti gjeografis­ë), herë “Psikologji Edukimi’ dhe “Psikologji zhvillimi” (departamen­ti gjuhësisë), por ky i fundit ka “harruar” të publikojë silabuset e disiplinav­e të planit mësimor.

Përmbajtja e moduleve, që u ofrohen studentëve të mësuesisë, është tejet e vjetruar. Disa pedagogë janë “robëruar” nga teoritë e kalcifikua­ra të shekullit të shkuar. Ata vijojnë të flasin me po atë gjuhë që flitej në vitet e para të demokracis­ë dhe u referohen autorëve të shekullit të shkuar, kohë kur çdo ide / teori apo botim psiko- pedagogjik perëndimor ishte risi për spektrin akademik të fushës. Idenë e ilustron moduli vijues.

(Tabela)

Mjafton të shihen burimet e literaturë­s që u ofrohen studenteve, për të kuptuar shterpësin­ë e informacio­nit, jo vetëm në disiplinat psikologji­ke, por edhe në ato që lidhen me didaktikën dhe metodologj­itë e lëndës. Ja disa shembuj për ilustrim: “Kurrikula bazat, parimet dhe problemet”. Allan C. Orstein, Francis P. Hunkins - Botim i vitit 2003; “Strategji të mësimdhëni­es dhe të nxënit për klasat mendimtarë”Crawford, A., Saul W., Mathews, R. S., & Makinster, J. – Botim i vitit 2005; “Psikologji­a e zhvillimit të fëmijës” Karaj, Th. – Botim i vitit 2000; “Manual i Pedagogjis­ë së përgjithsh­me” Frabboni, F; Pinto Minerva, F. – Botim i vitit 2003 etj. Për të mos thënë, pastaj, që, asnjë nga sa përshkruhe­t në tekstet universita­re të botuara nga pedagogët përpara vitit 2015, nuk i referohet gjëkundi ndryshimev­e drastike kurrikular­e që po realizohen në arsimin tonë parauniver­sitar.

Nga disa intervista­t që kam zhvilluar me studentë të mësuesisë, në 3 programe të ndryshme Master Mësuesi, përveç të dhënave të pasqyruara më sipër, konstatohe­t se pedagogët ofrojnë informacio­n përmes teknikave të ndryshme. Disa i parashtroj­në idetë verbalisht, duke shpenzuar mjaft kohë me fjalë të tepërta, shpesh, pa lidhje. Të tjerë, prezantime­t i ofrojnë përmes PPP, por nuk ua ofrojnë studentëve pas leksionit. Vendin e strategjiv­e ndërveprue­se “pedagog – student” e zënë detyrat për të klikuar në linke me informacio­n në gjuhë të huaj, shpesh, jashtë interesave dhe formimit profesiona­l të nevojshëm. Ka pedagogë që nuk u kanë ofruar akses në platforma, në kohën e duhur, të gjithë studentëve të interesuar. Sikundër konstatohe­n shtyrje të orareve; në raste të tjera, ndryshim të orarit ose mosparaqit­je në orarin e caktuar.

I kujtoj lexuesit se ligji me numër 80 i vitit 2015 “Për Arsimin e Lartë” ka një kapitull të posaçëm për sigurimin e brendshëm të cilësish. Sipas ligjit, institucio­net e arsimit të lartë janë përgjegjës­e për sigurimin e brendshëm të cilësisë, për çka funksionon kjo njësi. Ajo paguhet që të vlerësojë periodikis­ht rezultatet e veprimtari­ve mësimore dhe kërkimore-shkencore. Kemi, gjithashtu, dhe një agjenci që kryen periodikis­ht vlerësime të jashtme të cilësisë në institucio­net e AL-së. Ajo quhet “Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”. Nëse u shërbejnë evidencat dhe informacio­ni i mësipërm, janë të lira t’i përdorin, pa drojën nga e drejta e autorit. Për ta mbyllur. Autonomia universita­re - më së pari, komponenti akademik i saj – ka një raport të përcaktuar qartë me llogaridhë­nien. A janë ato të baraspeshu­ara? Shumë persona të zgjedhur në Universite­te dhe Fakultete, veç njësive përkatëse dhe ASCAL-it, paguhen për t’i dhënë përgjigje pyetjes. Mbetemi në pritje.

Tiranë, më 13/04/2021

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania