Gazeta Shqiptare

Gjunjëzimi, vaksinat dhe nusërimi i tretë

- Nga Fatos Çoçoli

... për përqindjen e lartë të popullsisë të vaksinuar(rreth 9 përqind), në krahasim me totalin. Kjo, në sajë të stokut të shiringave jetëdhurue­se që munde të sjellësh nga Turqia. The se ishe gati t’i bije në gjunje distributo­rit në Ankara. Si të duket gëzimi i pleqve që jetuan një vit nën thundrën dhe frikën e vdekjes së padukshme dhe gjetën shpëtim nga shiringat që solle ti? I gëzohesh fort dhe nuk e fsheh as edhe në publik. Mos ke një lloj gurgullime të brendshme, që vetëm burrat e shtetit(per fat te keq, të rrallë si margaritar­ët, në ditët e sotme) e provojnë? Kjo ishte padyshim kryevepra jote në “Hapu Sezam!”in e të mirave publike që ke bërë dhe do të rrojë gjatë. Ke të drejtë të ndihesh krenar. Ekonomia e vaksinave do lulëzojë. Nëse gjejmë në treg edhe vaksinën ruse Sputnik 5 (miratuam Aktin Normativ Nr. 6 dt. 07.04.2021 të Këshillit të Ministrave për blerjen e vaksinës nga kompania “Human Vaccine” LLC) dhe arrijmë të marrim një stok gjysëm milioni vaksina, imunitetin masiv me këtë ritëm vaksinimi mund ta fitojmë edhe në vjeshtën e këtij viti. Imunitet do të thotë kthim në jetën normale dhe sa më shpejt ta bëjmë, aq më shumë ndihmojmë edhe ekonominë të marrë fort veten. Gara për vaksinat shkon paralel me garën për pushtet. Opozita ka gati tre muaj që ka zgjidhur pa grykë thesin e premtimeve dhe tani po shkund thërrimet nga thesi i përmbysur. Gabon kur anatemon fiskalizim­in dhe donkishoto­het për ta zeruar atë, pse si proces nuk ka asgjë politike dhe në forma e faza të ndryshme ka ngjizur në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ne nuk na lejohet të bëjmë as Don Kishotin, as Haxhi Qamilin në ekonomi. Por si të duket gjirokastr­itizmi i një oligarku që i thanë do marrësh dhe dy tendera të tjerë 30 milionë euro, por nuk duhet të jesh ti! Duhet të sjellësh një firmë tjetër t’i fitojë, mundësisht nga Amerika. Dhe firmën në Amerikë(shteti Delaware i SHBAve, shtet parajse fiskale) laçjani e gjeti, por bëri gjirokastr­itin. Në vend që të gjente një firmë përfaqësim­i prej vërteti, që kushtonte shumë, ndoshta 400 mijë dollarë, kurseu paratë dhe e gjeti firmë fantazmë, me vetëm disa dhjetëra mijëra dollarë. Se mos merr vesh shteti ynë! Dhe vërtet nuk merrnim vesh. Firmën fantazmë e nxorëm fituese tek të dy tenderat e organizuar­a dhe ishim gati t’i jepnim edhe 30 milionë eurot e dy kontratave te lidhura. Por një gazetar i inatosur që i studjonte vajza pikërisht në shtetin Delaware, zbuloi se firma ishte fantazmë. Dhe shtetit të thellë (“Deep State”, në anglisht, do të thotë një trupë njerëzish, anëtarë me ndikim të agjencive qeveritare, që besohet të përfshihen në manipulimi­n ose kontrollin e fshehtë të politikës qeveritare https:// en.wikipedia.org/wiki/ Deep_state_in_the_United_States ), të padukshëm, të kapur deri në tabanin e gjymtyrëve nga kompanitë mbizotërue­se në ndërtim dhe jo vetëm, i dolën kockat përpara syve të qytetarëve. Lëvize shpejt, formatove mbi gjysmën e qeverisë tre vjet më parë dhe e le Deep State ne balte. Lind pyetja: a u largove plotesisht prej tij? Të ndihmoi fort opozita kryesore e vendit, për të cilën oligarku është i paprekshëm, madje edhe emri i tij në publik për opozitën është i pashqiptue­shëm. Por ka skandale që herë pas here ua sjellin nëpër mend qytetarëve kapjen e shtetit. Dhe po të mos e kuptojnë ata vetë, mendojnë ndërkombët­arët në raportet e tyre t’i përmendin herë pas here ligjet e bëra me porosi nga shtetkapës­it. Tani kërkon 4 vite të tjera. E meriton t’i kesh? Po. Ata që ke përballë janë kaq të lodhur sa nuk kanë as frymë, por vetëm një pseudo-aureolë ngjyrash mat ndryshimi. A ke moral t’i kërkosh këto katër vite? Jo. Por të ndihmon shprehja:”Mes të këqijve, jam më i miri”. Mirëpo tani, po i more katër vjet të tjerë, nuk e ke më luksin të jesh më i miri ndër të këqinjtë. Nusërimi i tretë është një përgjegjës­i shumë e rënde. E papërballu­eshme edhe qoftë vetëm një vit, e jo më katër. Duhet të mendohesh mirë. A po mendohesh?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania